Gati politika e re për tokën - Digjitalizimi i të gjitha kartelave të pasurive të paluajtshme do të përfundojë në 2027

Ofrimi i një politike të qartë për përdorimin e tokës, por njëkohësisht edhe sigurimi i transparencës apo efikasitetit të shërbimeve shtetërore të kadastrës, për investitorët dhe qytetarët, është një nga reformat që pritet të nisë së shpejti nga qeveria shqiptare.
Në dokumentin e politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027” të publikuar së fundmi për konsultim publik, synohet që të ndërhyhet në disa fusha të politikave, si në atë të biznesit, kapitalit njerëzor, digjitalizimit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe sundimit të ligjit.
Agjenda Kombëtare e Reformave parashikon që deri në qershor të vitit 2026, regjistrimi fillestar i pronave të jetë kryer në 95% të të gjitha zonave kadastrale. Po ashtu, pritet që të hartohet një politikë e re për tokën dhe të ndërmerren masat e nevojshme administrative, buxhetore dhe koordinuese, për fillimin e zbatimit të saj në vitin 2028. Detajet se çfarë do të përfshijë kjo politikë e re, ende nuk janë përcaktuar.
Deri në vitin 2027 do të digjitalizohen të gjitha kartelat e pasurive të paluajtshme që janë në letër, duke krijuar mundësinë që të aksesohen lehtësisht në mënyrë elektronike në platformat online. Për përfundimin e këtij procesi do të miratohet një udhërrëfyes gjithëpërfshirës, me qëllim që titujt e pronësisë në letër për pasuritë e paluajtshme dhe hartat kadastrale në të gjitha zonat kadastrale të digjitalizohen, duke i dhënë përparësi zonave me rëndësi ekonomike dhe regjistrimi fillestar të përfundojë plotësisht.
Gjithashtu, do të miratohet një plan integriteti për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në shërbimet e ofruara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të tilla si regjistrimi i titujve të pronësisë, regjistrimi i të drejtave reale mbi pronën, regjistrimi i detyrimeve apo lëshimi i vërtetimeve të ndryshme.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

130 mln lekë për rrugën e vjetër Fier-Vlorë - Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rehabilitimin
Rreth 130 mln lekë do të vendosen në dispozicion të rehabilitimit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën e......

Kursi këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota konstante duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Serbia, gati projektin për minierën e litiumit - Do të jetë më e madhja në Europë. Reagojnë ambientalistët
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t'i japë Rio Tinto miratimin për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë dy vjet pasi Beogradi e......

Lufta i jep një shtysë ekonomisë ruse - Prodhimi i industrive rritet njësoj si të ardhurat e rusëve të varfër
Vladimir Putin mund ta ketë veçanërisht të vështirë t'i japë fund luftës në Ukrainë, pasi ai ka stimuj shumë të fortë për ta vazhduar atë. Është ende një......

Kërkesë e lartë për transportuesit e LNG - Dyfishohet numri i porosive për ndërtime të reja
Numri i porosive të reja të transportuesve të gazit natyror të lëngshëm është më shumë se dyfishuar në fund të majit të këtij viti kur krahasuar me të njëjtën......

Gjermania, 1 miliard euro fitime nga turistët e huaj - Kampionati Europian i futbollit “shtyn” ekonominë e vendit
Kampionati Europian i Futbollit 2024 do t'i sjellë Gjermanisë një miliard euro falë turistëve të huaj që udhëtojnë në vend për të ndjekur ndeshjet. Një shifër......

Rikthehet “ferri”/ 3 qarqe, temperatura 43 gradë - SHMU: Shkak, masat ajrore me origjinë nga Anticikloni Afrikan
Shqipëria do të përballet këtë javë me temperatura shumë të larta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga......

Rriten shpenzimet për armët bërthamore - Gjatë vitit të kaluar, 10 miliardë euro më shumë në të gjithë botën
Fushata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore – ICAN, raportoi një rritje prej 10 miliardë euro në shpenzimet globale për armët bërthamore në vitin......