Shqipëria Postuar më 8 Nëntor 2023, 11:53

Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në Tiranë - Bllokim i të gjitha akseve. Prani e shtuar e ujit në disa rrugë

Nga SCAN TV
Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në Tiranë - Bllokim i të

Reshjet e shiut që kanë nisur mëngjësin e sotëm kanë shkaktuar kaos në Tiranë. Për orë të tëra pothuajse të gjitha akset rrugore të kryeqytetit kanë qenë të bllokuara që prej orës 7 të mëngjesit, një periudhë kohore me trafik të lartë pasi të gjithë lëvizin për të shkuar në punë, apo shkolla. Ndërkohë, është vënë re prani e shtuar e ujit në disa nga rrugët. Gjithashtu, niveli Lanës është rritur në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika. Ministria e Mbrojtjes raporton se po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.

Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”. Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes siguron se të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat