Ky vit, më i ngrohti në 125 mijë vjet! - Shkencëtarët europianë: Muaji tetor, më i nxehti

Ky vit është “praktikisht i sigurt” se do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Europian, pasi të dhënat treguan se muaji i kaluar ishte tetori më i nxehtë në botë. Muaji i kaluar ka thyer rekordin e temperaturës së mëparshme të tetorit nga viti 2019 me një diferencë shumë të madhe, sipas të dhënaveë të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus. Rekordi u thye me 0.4 gradë Celsius, që përbën një diferencë e madhe.
Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe në tetor ishte 1.7 gradë Celsius më e ngrohtë se i njëjti muaj në 1850 - 1900, të cilën Koperniku e përcakton si periudhën para-industriale. Tetori që thyen rekordin do të thotë se viti 2023 tani është ‘praktikisht i sigurt’ se do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2016.
Të dhënat afatgjata nga paneli i shkencës klimatike i OKB-së IPCC përfshijnë lexime nga burime të tilla si bërthamat e akullit, unazat e pemëve dhe depozitat e koraleve. E vetmja herë tjetër para tetorit që një muaj ka thyer rekordin e temperaturës me një diferencë kaq të madhe ishte në shtator 2023.
Ndryshimet klimatike po nxisin fenomene atmosferike ekstreme gjithnjë e më shkatërruese. Këtë vit, janë regjistruar përmbytje, valë të forta të nxehtit në Amerikën e Jugut dhe sezoni më i keq i zjarreve në Kanada.
Sipas shkencëtarëve nuk duhet lejuar që përmbytjet shkatërruese, zjarret, stuhitë dhe valët e të nxehtit që shihen këtë vit të bëhen normalja e re. Po rnga ana tjetër Kina Verilindore u godit nga temperatura jashtëzakonisht të ftohta dhe stuhi, të cilat shkaktuan riprogramimin e qindra fluturimeve, mbylljen e shkollave dhe shpallljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa qytete ku banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Inflacioni në Europë mund të rritet dhe më shumë” - Arsyeja kryesore sipas FMN është përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme midis Hamasit dhe Izraelit mund të rrisë inflacionin në një kohë që bankat qendrore......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Cila monedhë është dobësuar më shumë?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vi8jon të mbetet në vlera negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 97.7......

Konferenca Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë – Mete: Digjitalizimi po i mundëson kompanive të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë!
Ministri Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë ka adresuar disa tema të rëndësishme në lidhje me sfidat dhe......

Policia italiane sekuestroi 779 milionë euro nga Airbnb për evazion fiskal të dyshuar!
Policia financiare e Italisë ka sekuestruar mbi 779 milionë euro nga shërbimi i akomodimit online Airbnb për evazion fiskal të dyshuar. Sekuestrimi u krye......

Pse SHBA nuk do të ndryshojë paratë fizike!
Rezerva Federale do të shpenzojë 931.4 milionë dollarë për të printuar faturat në vitin 2023, por ka një problem me paratë e gatshme në SHBA. “Ne nuk e kemi......

Sa do rriten pagat për arsimtarët dhe bluzat e bardha? - Buxheti afatmesëm/ Përfitojnë mbi 77 mijë punonjës
Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page përgjatë vitit 2024. Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren......

47.2 mld lekë investime në infrastrukturë dhe energji - Nga rrugët, linja nënujore me Italinë, te gara për tjetër aeroport e gazsjellësi Fier - Vlorë
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet në 52.87 mld lekë për vitin 2024, ku investimet do të jenë në vlerën e 47.2 mld lekë.......

Ku do të jenë 60 qendrat e “reja” shëndetësore? - Koçiu: Do ti nënshtrohen rikonstruksionit total, ndërhyrje thelbësore edhe në spitale
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë vitit të ardhshëm, të cilat do të ofrojnë shërbime më......