Masa për “kalimin” e bizneseve në pikat kufitare - Mete: Sportele “One Stop Shop” dhe heqje e barrierave jo tarifore

Qeveria shqiptare po merre masa për të lehtësuar tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato Europiane, duke synuar heqjen e barrierave jo-tarifore të cilat krijojnë pengesa burokratike dhe vështirësi në shkëmbimet tregtare. Ministri i Financave, Ervin Mete, mori pjesë në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë, ku theksoi se digjitalizimi kërkon një qasje të re.
“Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonë nëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jo-tarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të transitit. Në këtë drejtim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit. Ky propozim kërkon ndërmarrjen e një sërë masash, si dhe iniciativave të tjera, si Korsitë Blu, Korsitë e Gjelbra, etj” . Shembulli i ‘One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Kosovës, Malit të Zi dhe nga korriku 2023 edhe me Maqedoninë e Veriut, janë modele konkrete zbatimi se si është përgjysmuar koha dhe janë ulur kostot për operatorët ekonomikë mes vendeve të rajonit.
Sipas tij, konferenca është një mundësi e mirë për të angazhuar edhe doganat e tjera të Ballkanit Perëndimor që të lidhin marrëveshje të ngjashme me shtetet e tyre anëtare fqinje të BE-së.
“Po flasim për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar. Mbetet ende shumë për të bërë, por besoj se potenciali ekziston dhe ai duhet shfrytëzuar.“
Konferenca kishte si fokus evidentimin e problematikave që ekzistojnë në tregtinë rajonale në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe përdorimin e teknologjisë në funksion të rritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjellta si dhe harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët Evropian.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjermania vendos për masa më të rrepta për të frenuar emigracionin!
Kancelari Olaf Scholz dhe 16 guvernatorët e shteteve në Gjermani kanë rënë dakord për masa të reja dhe më të rrepta për të frenuar numrin e lartë të......

Pse Franca po anulon më shumë se 16 mijë fluturime për vitin 2024?!
Kontrolli francez i trafikut ajror aktualisht punon në një sistem të zhvilluar në vitet 1970 - ndonjëherë duke përdorur ende shirita letre për të përfaqësuar......

Prodhimi i karburanteve fosile tejkalon objektivat klimatike - Qeveritë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit
Qeveritë në botë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit, naftës dhe gazit deri në vitin 2030, sesa niveli që do të ishte në......

Çmimet e naftës bien pranë niveleve më të ulëta në 3 muaj ndërsa shqetësimet e kërkesës rriten!
Çmimet e naftës të mërkurën ranë në nivelet e tyre më të ulëta në më shumë se tre muaj në seancën e mëparshme, të rënduara nga shqetësimet për rënien e......

Ky vit, më i ngrohti në 125 mijë vjet! - Shkencëtarët europianë: Muaji tetor, më i nxehti
Ky vit është “praktikisht i sigurt” se do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Europian, pasi të dhënat treguan se muaji i......

“Inflacioni në Europë mund të rritet dhe më shumë” - Arsyeja kryesore sipas FMN është përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme midis Hamasit dhe Izraelit mund të rrisë inflacionin në një kohë që bankat qendrore......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Cila monedhë është dobësuar më shumë?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vi8jon të mbetet në vlera negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 97.7......

Konferenca Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë – Mete: Digjitalizimi po i mundëson kompanive të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë!
Ministri Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë ka adresuar disa tema të rëndësishme në lidhje me sfidat dhe......