Prodhimi i karburanteve fosile tejkalon objektivat klimatike - Qeveritë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit

Qeveritë në botë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit, naftës dhe gazit deri në vitin 2030, sesa niveli që do të ishte në përputhje me frenimin e ngrohjes globale. Në këtë përfundim ka arritur një raport i Kombeve të Bashkuara dhe grupeve kërkimore në paralajmërimin mbi ndryshimin e klimës.
Disa nga prodhuesit më të mëdhenj të karburanteve fosile në botë, duke përfshirë Australinë, Kinën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë ndër ata që po kryejnë zgjerime të mëdha në furnizimin me lëndë djegëse fosile.
Sipas Marrëveshjes së Parisit të 2015-ës, vendet janë zotuar për një objektiv afatgjatë për të kufizuar rritjen mesatare të temperaturës nën 2 gradë celsius mbi nivelet para-industriale dhe për të ndjekur përpjekjet për ta kufizuar atë edhe më tej në 1.5 C. Kjo kërkon që prodhimi i karburanteve fosile të ulet me rreth 6% në vit midis 2020-ës dhe 2030-ës.
Në vend të kësaj, vendet po planifikojnë dhe projektojnë një rritje mesatare vjetore prej 2%, e cila deri në vitin 2030 do të rezultonte në më shumë se dyfishin e prodhimit në përputhje me kufirin 1.5 gradë celsius, thuhet në raport.
Midis 2020-ës dhe 2030-ës, prodhimi global i qymyrit, naftës dhe gazit do të duhet të ulet çdo vit me 11%, 4% dhe 3% respektivisht për të qenë në përputhje me një objektiv prej 1.5 gradë celsius. Por, planet dhe projeksionet e qeverive tregojnë një rritje mesatare vjetore prej 2% për çdo karburant.
Në raport theksohet se ky hendek është i madh, me vendet që synojnë të prodhojnë 120 % më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030 sesa do të ishte në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius.
Presidenti amerikan Biden ka premtuar t'i japë fund subvencioneve të karburanteve fosile të SHBA me vlerë miliarda dollarë në vit, por ka të ngjarë të përballet me rezistencë nga ligjvënësit në një Kongres të ndarë, duke përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çmimet e naftës bien pranë niveleve më të ulëta në 3 muaj ndërsa shqetësimet e kërkesës rriten!
Çmimet e naftës të mërkurën ranë në nivelet e tyre më të ulëta në më shumë se tre muaj në seancën e mëparshme, të rënduara nga shqetësimet për rënien e......

Ky vit, më i ngrohti në 125 mijë vjet! - Shkencëtarët europianë: Muaji tetor, më i nxehti
Ky vit është “praktikisht i sigurt” se do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Europian, pasi të dhënat treguan se muaji i......

“Inflacioni në Europë mund të rritet dhe më shumë” - Arsyeja kryesore sipas FMN është përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme midis Hamasit dhe Izraelit mund të rrisë inflacionin në një kohë që bankat qendrore......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Cila monedhë është dobësuar më shumë?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vi8jon të mbetet në vlera negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 97.7......

Konferenca Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë – Mete: Digjitalizimi po i mundëson kompanive të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë!
Ministri Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë ka adresuar disa tema të rëndësishme në lidhje me sfidat dhe......

Policia italiane sekuestroi 779 milionë euro nga Airbnb për evazion fiskal të dyshuar!
Policia financiare e Italisë ka sekuestruar mbi 779 milionë euro nga shërbimi i akomodimit online Airbnb për evazion fiskal të dyshuar. Sekuestrimi u krye......

Pse SHBA nuk do të ndryshojë paratë fizike!
Rezerva Federale do të shpenzojë 931.4 milionë dollarë për të printuar faturat në vitin 2023, por ka një problem me paratë e gatshme në SHBA. “Ne nuk e kemi......

Sa do rriten pagat për arsimtarët dhe bluzat e bardha? - Buxheti afatmesëm/ Përfitojnë mbi 77 mijë punonjës
Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page përgjatë vitit 2024. Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren......