“Bankat të menaxhojnë rreziqet që lidhen me klimën” - Sejko: Duhen investime që përputhen me përgjegjësinë mjedisore për të ruajtur ekosistemet

Ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më një kërcënim të largët, por janë një realitet, i shprehur nëpërmjet ngjarjeve të paparashikuara të motit, probabiliteteve të rritura dhe të intensifikuara të fatkeqësive natyrore dhe deri në rritjen e impaktit negativ në bujqësi, turizëm dhe infrastrukturë. Si rrjedhojë, ndryshimet klimatike ushtrojnë presion të konsiderueshëm edhe në stabilitetin e sistemit financiare, i cili nuk mund të operojë i izoluar nga këto sfida.
Apeli vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit t Nivelit të Lartë me temë “Klima, Makroekonomia dhe Financat: Risqet dhe ndikimet që i shoqërojnë”. Sipas tij, sektori bankar, si gur themeli i ekonomisë sonë, duhet të rrisë rezistencën jo vetëm ndaj goditjeve financiare tradicionale, por edhe ndaj forcës të paparashikuar të fenomeneve klimatike.
Për të vazhduar rrugën e rritjes së qëndrueshme, bankat tona duhet të menaxhojnë në mënyrë të vazhdueshme rreziqet që lidhen me klimën dhe të realizojnë investime që përputhen me përgjegjësinë mjedisore për të ruajtur ekosistemet, mikroklimat dhe burimet e tjera jetësore në nivel vendi. Ato duhet të jenë më të mirëpajisura për t’u adaptuar me shpejtësi dhe efektivitet ndaj një situate të re, duke përfituar nga mundësitë e krijuara nga kalimi në një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Banka e Shqipërisë e inkurajon sistemin bankar ta trajtojë këtë jo si një sfidë, por si një mundësi strategjike. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që përkrahja e financave të qëndrueshme nuk është vetëm mbrojtje për investimet tuaja, por edhe një investim për mirëqenien tonë të përbashkët.
Angazhimi për ndryshim transformues fillon brenda institucioneve tona, në mënyrë që falë bashkëpunimit të përmbushim premtimin për arritje të mëdha të përbashkëta. Si bankë qendrore, jemi të përkushtuar të vendosim standardin dhe të japim shembullin për aktorët në treg.
I pranishëm në forum, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, e vuri theksin te rëndësia që i kushton ky institucion ndryshimeve klimatike.
Duhet të përdoren të gjitha instrumentet financiare që kemi në dispozicion për të siguruar që kemi kryer investimet e mjaftueshme, duke i bërë ballë rreziqeve që vijnë nga ndryshimi i klimës. Kjo është një çështje në qendër të vëmendjes të Bankës Botërore në nivel global.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Masa për “kalimin” e bizneseve në pikat kufitare - Mete: Sportele “One Stop Shop” dhe heqje e barrierave jo tarifore
Qeveria shqiptare po merre masa për të lehtësuar tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato Europiane, duke synuar heqjen e barrierave jo-tarifore të......

Gjermania vendos për masa më të rrepta për të frenuar emigracionin!
Kancelari Olaf Scholz dhe 16 guvernatorët e shteteve në Gjermani kanë rënë dakord për masa të reja dhe më të rrepta për të frenuar numrin e lartë të......

Pse Franca po anulon më shumë se 16 mijë fluturime për vitin 2024?!
Kontrolli francez i trafikut ajror aktualisht punon në një sistem të zhvilluar në vitet 1970 - ndonjëherë duke përdorur ende shirita letre për të përfaqësuar......

Prodhimi i karburanteve fosile tejkalon objektivat klimatike - Qeveritë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit
Qeveritë në botë planifikojnë të prodhojnë më shumë se dyfishin e sasisë së qymyrit, naftës dhe gazit deri në vitin 2030, sesa niveli që do të ishte në......

Çmimet e naftës bien pranë niveleve më të ulëta në 3 muaj ndërsa shqetësimet e kërkesës rriten!
Çmimet e naftës të mërkurën ranë në nivelet e tyre më të ulëta në më shumë se tre muaj në seancën e mëparshme, të rënduara nga shqetësimet për rënien e......

Ky vit, më i ngrohti në 125 mijë vjet! - Shkencëtarët europianë: Muaji tetor, më i nxehti
Ky vit është “praktikisht i sigurt” se do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Europian, pasi të dhënat treguan se muaji i......

“Inflacioni në Europë mund të rritet dhe më shumë” - Arsyeja kryesore sipas FMN është përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme midis Hamasit dhe Izraelit mund të rrisë inflacionin në një kohë që bankat qendrore......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Cila monedhë është dobësuar më shumë?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme këtë mëngjes edhe pse vi8jon të mbetet në vlera negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 97.7......