Remitancat thyejnë rekord historik - Emigrantët sollën në Atdhe gati 930 milionë euro në 2023-shin

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë vitit të kaluar, prej gati 930 milionë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifra është edhe më e lartë se viti 2022 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm. Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar.
Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 94 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2022. Bëhet fjalë për rreth 11.3% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2023. Nëse krahasimin e bëjmë me periudhën para krizës së çmimeve, shohim se emigrantët kanë sjellur në vend të paktën 167 milionë euro më shumë vitin që lamë pas.
Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 252 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në Atdhe 240 milionë euro. Në tremujorin e 4-tët të vitit të kaluar, remitancat rezultojnë 4.3% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.
Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.
Ndër të tjera theksojmë se kjo shumë dërgesash rekord nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, shumë më shumë do të fitonin familjet shqiptare nga dërgesat e emigrantëve nëse monedha europiane do të paraqitet në nivele më të larta përgjatë vitit 2023. Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve apo ato të cilat i kanë kursimet në euro.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Vetëm Kroacia miraton pjesërisht rregulla të reja kibernetike për entitetet kritike!
Vetëm Kroacia deri më tani ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Europian për një transpozim të pjesshëm të rregullave të sigurisë kibernetike të BE-së, të......

Reaktori i parë në botë që mund të prodhojë energji të pakufizuar!
Në zemër të Provence, disa nga mendjet më të ndritura shkencore në planet po krijojnë skenën për atë që quhet eksperimenti më i madh dhe më ambicioz shkencor......

Barcelona do të rrisë taksën turistike javën e ardhshme - Ja sa do të duhet të paguani nga prilli!
Taksa turistike e Barcelonës do të rritet sërish më 1 prill. Që nga viti 2012, pika e nxehtë e vizitorëve ka shtuar një tarifë shtesë mbi taksën turistike në......

Ndryshimet klimatike rrisin inflacionin - Kriza e kostos së jetesës “shtyu” 71 milionë njerëz të tjerë në varfëri
Rritja e temperaturave mesatare mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimeve deri në 3.2% në vit dhe inflacionin e përgjithshëm deri në 1.18% në vit deri në......

Në cilin vend dhe pse u rritën shitjet e Ferrarit? - Dyfishim porosish në katër vitet e fundit në Tajvan
Shitjet e Ferrarit në Tajvan janë dyfishuar në katër vitet e fundit, të nxitura nga pasuria në rritje e sipërmarrësve të çipave të vendit dhe kthimi i......

Kostoja e fatkeqësive natyrore - 108 miliardë dollarë gjatë vitit 2023
Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në vitin 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve,......

Energjia bërthamore, sërish në qendër të vëmendjes - Përpjekjet për ringritjen e kësaj industrie në Europë dhe SHBA
Koha e keqe e një krize të dyfishtë, klima dhe energjia, kanë vepruar si embrioni i zhvillimit, duke i detyruar europianët dhe amerikanët të harrojnë......

Lufta në Ukrainë, mundësi të reja për Azerbajxhanin - Vendi përfiton prej largimit të Kazakistanit nga tranziti rus i naftës
Azerbajxhani mund të jetë në kampin e “fituesve” për shkak të luftës në Ukrainë, e cila vazhdon të ristrukturojë industrinë globale të furnizimit me energji në......