Në cilin vend dhe pse u rritën shitjet e Ferrarit? - Dyfishim porosish në katër vitet e fundit në Tajvan

Shitjet e Ferrarit në Tajvan janë dyfishuar në katër vitet e fundit, të nxitura nga pasuria në rritje e sipërmarrësve të çipave të vendit dhe kthimi i kapitalit ndërsa zinxhirët globalë të furnizimit diversifikohen nga Kina.
Shefi ekzekutiv i Ferrarit, tha se kërkesa në Tajvan po rritet më shpejt se në Kinë apo Hong Kong për shkak të rritjes së shitjeve të supermakinave për qytetarët gjithnjë e më të pasur të vendit. Ai theksoi se po fitohen shumë klientë të rinj gjatë katër viteve të fundit, duke shtuar se Kina po rritet, por më pak se Tajvani. Në Tajvan ka shumë njerëz që bëjnë shumë para.
Ferrari muajin e kaluar raportoi fitime vjetore rekord, të nxitura nga klientët që paguajnë për aksesorë dhe shërbime të personalizuara. Edhe pse shumica e shitjeve bëhen në Europë dhe SHBA, prodhuesi i automjeteve tha se dërgesat në Kinën kontinentale dhe Tajvan u rritën nga 5 % e totalit në 2020 -ën në gati 11 %.
Ferrari po përfiton nga rritja e pasurisë private që e ka bërë ishullin vendin e pestë më të pasur në botë, me 141.600 euro për frymë. Rritja e të pasurve është pjesërisht për shkak të një industrie të gjysmëpërçuesve në lulëzim, një sektor i dominuar nga Tajvani.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kostoja e fatkeqësive natyrore - 108 miliardë dollarë gjatë vitit 2023
Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në vitin 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve,......

Energjia bërthamore, sërish në qendër të vëmendjes - Përpjekjet për ringritjen e kësaj industrie në Europë dhe SHBA
Koha e keqe e një krize të dyfishtë, klima dhe energjia, kanë vepruar si embrioni i zhvillimit, duke i detyruar europianët dhe amerikanët të harrojnë......

Lufta në Ukrainë, mundësi të reja për Azerbajxhanin - Vendi përfiton prej largimit të Kazakistanit nga tranziti rus i naftës
Azerbajxhani mund të jetë në kampin e “fituesve” për shkak të luftës në Ukrainë, e cila vazhdon të ristrukturojë industrinë globale të furnizimit me energji në......

Rriten valutat e huaja – Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!
Dollari amerikan është blerë sot me 94.8 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë në raport me dje. Monedha europiane është forcuar gjithashtu duke u blerë sot me......

Qeveria lehtëson tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme - Mete: Nga 1 korriku, rritet kufiri mbi të cilën aplikohet tatimit mbi pagën
Ministri i Financave Ervin Mete paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në aplikimin e tatimit mbi pagat. Në një forum biznesi me Dhomën Amerikane të......

Janar 2024, rriten me 45% volumet e përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës- Porto Romano!
Gjatë muajit të parë të vitit 2024, volumet totale të përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës-Porto Romano kanë tejkaluar 585 mijë ton. Referuar......

Risitë e skemave të mbështetjes për fermerët - Tarelli: Aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues
Nga skemat e mbështetjes në bujqësi këtë vit, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe fermerët të cilët kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një......

Çfarë duhet të bëjnë fermerët për të përfituar fonde? - Më 27 mars hapen aplikimet, 32 milionë euro në dispozicion
Nga data 27 Mars hapen aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024 dhe në dispozicion të fermerëve do të jenë 32 milionë euro,......