Energjia bërthamore, sërish në qendër të vëmendjes - Përpjekjet për ringritjen e kësaj industrie në Europë dhe SHBA

Koha e keqe e një krize të dyfishtë, klima dhe energjia, kanë vepruar si embrioni i zhvillimit, duke i detyruar europianët dhe amerikanët të harrojnë katastrofën në Fukushima dhe të rishikojnë energjinë bërthamore.
Gjermania, e cila reagoi menjëherë ndaj tragjedisë së Fukushimës duke mbyllur gjashtë prej reaktorëve të saj, po udhëheq frontin anti-bërthamor. Në fund të fundit ka kaluar një vit dhe vendi ka mbyllur tre të fundit.
Përkrahësit e energjisë bërthamore këmbëngulin se objektivi i vendosur nga BE për të reduktuar emetimet me 55% deri në vitin 2030 duket i pakapshëm pa ndihmën e energjisë bërthamore. Janë ata që rreth një vit më parë, në prill të vitit të kaluar, në samitin e G7, krijuan të ashtuquajturën “aleancë bërthamore”. Ishte mbledhja e 12 vendeve dhe mes tyre Francës, Britanisë, SHBA-së, Japonisë dhe Kanadasë, të cilat në atë kohë deklaronin se duhet të nxirrnin Putinin nga tregu i karburantit bërthamor. Dhe kjo sepse Europa ishte përballur me një të vërtetë tjetër të hidhur nga të shumtat me të cilat u përball pas pushtimit rus të Ukrainës: Kishte gjetur alternativa ndaj gazit rus, por jo ndaj karburantit bërthamor rus.
Kështu kjo aleancë, me Francën në krye, merr përsipër të promovojë rindërtimin e industrisë bërthamore evropiane. Ndryshe nga Gjermania, Franca mbështetet shumë në energjinë bërthamore, kjo është arsyeja pse ajo ishte kryesisht e padëmtuar kur u ndërprenë rrjedhat e gazit rus në Europë. Gjatë javës, fronti pro bërthamor mblodhi samitin e parë ndërkombëtar për të promovuar energjinë bërthamore dhe u takua në Bruksel me lojtarët e industrisë së energjisë.
Midis tyre janë kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, presidenti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe John Podesta, këshilltar i presidentit amerikan për çështjet e energjisë së pastër. Qëllimi i kësaj aleance të larmishme është të sigurojë fondet e nevojshme për të rindërtuar industrinë bërthamore europiane pas vitesh braktisjeje dhe rënieje. Kjo bëhet e qartë nga deklarata e përbashkët, me të cilën vendet angazhohen të bashkëpunojnë dhe të sigurojnë financimin e nevojshëm për të zgjatur jetën e reaktorëve ekzistues bërthamorë dhe ndërtimin e reaktorëve të rinj.
Vendet e ‘aleancës bërthamore’ që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë premtuar 4.2 miliardë dollarë për të promovuar rindërtimin e industrisë.. Megjithatë, përpjekjet e tyre deri më tani janë penguar nga mungesa e investimeve në këtë sektor, nga kostot shpesh të tepruara dhe nga vonesat që kanë ndodhur në shumë nga projektet më të fundit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Lufta në Ukrainë, mundësi të reja për Azerbajxhanin - Vendi përfiton prej largimit të Kazakistanit nga tranziti rus i naftës
Azerbajxhani mund të jetë në kampin e “fituesve” për shkak të luftës në Ukrainë, e cila vazhdon të ristrukturojë industrinë globale të furnizimit me energji në......

Rriten valutat e huaja – Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!
Dollari amerikan është blerë sot me 94.8 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë në raport me dje. Monedha europiane është forcuar gjithashtu duke u blerë sot me......

Qeveria lehtëson tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme - Mete: Nga 1 korriku, rritet kufiri mbi të cilën aplikohet tatimit mbi pagën
Ministri i Financave Ervin Mete paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në aplikimin e tatimit mbi pagat. Në një forum biznesi me Dhomën Amerikane të......

Janar 2024, rriten me 45% volumet e përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës- Porto Romano!
Gjatë muajit të parë të vitit 2024, volumet totale të përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës-Porto Romano kanë tejkaluar 585 mijë ton. Referuar......

Risitë e skemave të mbështetjes për fermerët - Tarelli: Aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues
Nga skemat e mbështetjes në bujqësi këtë vit, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe fermerët të cilët kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një......

Çfarë duhet të bëjnë fermerët për të përfituar fonde? - Më 27 mars hapen aplikimet, 32 milionë euro në dispozicion
Nga data 27 Mars hapen aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024 dhe në dispozicion të fermerëve do të jenë 32 milionë euro,......

Energjia elektrike, nis instalimi i matësve smart - OSHEE: Ndërhyrja në 4 rajone, përfitime për kompaninë dhe abonentët
1622 matës inteligjentë të energjisë elektrike do të instalohen në 4 rajone të vendit. Pas tenderit me fond limit 120 mln lekë të zhvilluar në fund të vitit që......

Forumi i shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Çeki - Sikela: Shqipëria, si katalizator në Ballkan. Lobojmë marrëdhëniet e biznesit
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Çeki, është mbajtur forumi I biznesit ku fokus I këtij takimi është eksplorimi I perspektivave dypalëshe të......