Energjia elektrike, nis instalimi i matësve smart - OSHEE: Ndërhyrja në 4 rajone, përfitime për kompaninë dhe abonentët

1622 matës inteligjentë të energjisë elektrike do të instalohen në 4 rajone të vendit. Pas tenderit me fond limit 120 mln lekë të zhvilluar në fund të vitit që shkoi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka lidhur kontratën që i hap rrugë investimit, ndërkohë që sipas OSHEE-së përfitimet do të jenë të dyanshme, si për kompaninë ashtu edhe për abonentët.
Kjo duke qenë se matësi inteligjent realizon faturim korrekt dhe cilësor të konsumit, si edhe ndjek në kohë reale fluksin e kilovatëve në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, konsumatorët mund të kontrollojnë në kohë reale ecurinë e konsumit dhe faturimin, si dhe problemet që mund të shfaqen nga ndonjë defekt identifikohen dhe marrin zgjidhje të shpejtë.
Matësat e rinj do të instalohen në kabinat elektrike dhe tek abonentët e rajoneve: Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Matësat e parë u vendosën në zonën e Kasharit dhe Vorës, pjesë e rëndësishme e rajonit të Tiranës, ku janë përqendruar biznese të shumta.
Pas instalimit të 3500 matësave inteligjentë në këto dy zona, reduktim i nivelit të humbjeve rezultoi në 7.5%, që është edhe standardi i kërkuar. Ndërkaq, kjo i hapi rrugë zbatimit të planit strategjik për investime në sisteme të matjes përmes përdorimit të teknologjisë inovatore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Forumi i shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Çeki - Sikela: Shqipëria, si katalizator në Ballkan. Lobojmë marrëdhëniet e biznesit
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Çeki, është mbajtur forumi I biznesit ku fokus I këtij takimi është eksplorimi I perspektivave dypalëshe të......

Gjeografia e azilantëve nga Shqipëria - Franca, destiancioni i preferuar. Në vitin 2023 u regjistruan mbi 6,800 aplikime
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023 u regjistruan 1,048,900 aplikime për herë të parë për azil në vendet e BE-së ose 20% më shumë se një vit më parë.......

Ujësjellësit përmirësojnë performancën - Nga kostot e operimit, te eficienca e stafit. Uji pa të ardhura, në të njëjtat nivele
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesit e performancës, që lidhen me numrin e stafit, mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes apo......

Kur do të udhëtojmë me trena elektrikë? - Preçi: Duhen 3-5 vjet për të patur një rrjet funksional hekurudhor
Perspektivat për transportin hekurudhor kanë imponuar investime të mëdha serioze në Europë e më gjerë. Por novacionet teknologjikë arritën të realizonin trenë......

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? - Rreth 460 USD për frymë. Tregu në vendin tonë vlen 1.3 mld USD
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......

Investimet e Huaja “rendin” pas pasurive të paluajtshme - Rritje rekord e fluksit, sektori më tërheqës në Shqipëri
Sektori i pasurive të paluajtshme është më tërheqësi në optikën e investitorëve, pasi po njeh një rritje të “frikshme” të investimeve. Të dhënat zyrtare të......

Gjysma e europianëve nuk e miratojnë politikën e emigracionit të BE-së!
Ky është një nga rezultatet tërheqëse nga një sondazh i kryer nga Ipsos midis pothuajse 26,000 të anketuarve në 18 shtete anëtare përpara zgjedhjeve për......

Ku është strehimi më i kushtueshëm në Europë dhe kush është i gatshëm të paguajë?
Finlandezët shpenzojnë më shumë për strehim, të ndjekur nga afër nga britanikët, sipas Resolution Foundation. Studimi britanik zbuloi se njerëzit në Finlandë......