Bota Postuar më 25 Tetor 2025, 12:29

BE-Kinë, mineralet e rralla në fokus/ Palët do të diskutojnë kufizimet kineze të eksporteve javën e ardhshme

Nga Kristi Ceta

BE-Kinë, mineralet e rralla në fokus/ Palët do të

Brukseli dhe Pekini do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme mbi kufizimet e fundit të Kinës në eksportet e mineraleve të rralla dhe magnetëve, njoftoi Komisioni Evropian.

“Ne mund të konfirmojmë se do të zhvillohen takime të nivelit të lartë, si me pjesëmarrje fizike ashtu edhe virtuale, javën e ardhshme,” u tha gazetarëve një zëdhënës i tregtisë së bllokut.

“Ekipet do të angazhohen në kuadër të Dialogut për Kontrollin e Eksporteve, që u përmirësua pas samitit BE-Kinë në korrik,” shtoi zyrtari. Nuk është e qartë nëse do të diskutohet edhe çështja e kufizimeve për mikroçipet.

Sipas dy përfaqësuesve të BE-së, kufizimet e eksportit nga Pekini u ngritën si çështje gjatë takimit të liderëve të bllokut disa ditë më parë. Njëri prej tyre tha se u përmend edhe përdorimi i mjetit më të fuqishëm tregtar të Bashkimit Evropian, Instrumentit kundër Detyrimit, por nuk gjeti shumë mbështetje mes liderëve. Ky instrument synon të mbrojë shtetet anëtare nga presioni ekonomik ose politik i vendeve të treta.

Unioni, që importon shumicën e lëndëve të para kritike nga Kina, po përballet me pasojat e tensioneve tregtare midis Pekinit dhe administratës Trump në Shtetet e Bashkuara.

“Një krizë e furnizimit me lëndë të para kritike nuk është më një rrezik i largët,” deklaroi këtë javë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi para ligjvënësve evropianë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat