Shqipëria Postuar më 26 Mars 2024, 18:29

Qeveria lehtëson tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme - Mete: Nga 1 korriku, rritet kufiri mbi të cilën aplikohet tatimit mbi pagën

Nga SCAN TV
Qeveria lehtëson tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme -

Ministri i Financave Ervin Mete paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në aplikimin e tatimit mbi pagat. Në një forum biznesi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Mete tha se duke nisur nga muaji korrik do të rritet kufiri sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatami. Sipas tij kjo është një masë lehtësuese për të punësuarit që është mundësuar nga performanca shumë e mirë e ardhurave tatimore.

Kreu i financave tha se mbështetja e kapitalit njerëzor dhe rritja e aftësimit për një punësim sa  cilësor është kthyer sfidë. Ai tha se qeveria po avancon me reformën e pagave dhe paralajmëroi se brenda muajit prill do të detajohet rritja për gjitha kategoritë e parashikuara punonjësve sektorin publik. Kjo rritje do të bëhet efektive duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Po ashtu Mete tha se qeveria është në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe ftoi sipërmarrësit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat