Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Akordohen 364 mln lekë në buxhetin e këtij viti, kosto totale 1.8 mld lekë

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej 364 mln lekë, që do të shkojë për këtë qëllim. Sipas relacionit shoqërues, ky segment ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile dhe sinjalizim - telekomunikacionin, sipas Hekurudha Shqiptare janë realizuar 90% e punimeve dhe kanë mbetur për t’u finalizuar instalimet e brendshme në lidhje me sistemet e sinjalizim – telekomunikacionit, që lidhen ngushtë me ecurinë e punimeve të godinave të stacioneve. Përsa i përket kwtyre tw fundit, aktualisht janë kryer rreth 25% e punimeve, ndërsa finalizimi i tyre pritet në maj të vitit 2026. Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ndërkaq, me akordimin e fondeve në buxhet pritet shpallja e garës tenderuese, për kompaninë që do të ndërtojë segmentin 4 km dhe godinën e re të stacionit të trenit në Tiranë.
BE-Kinë, mineralet e rralla në fokus/ Palët do të diskutojnë kufizimet kineze të eksporteve javën e ardhshme
Brukseli dhe Pekini do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme mbi kufizimet e fundit të Kinës në eksportet e mineraleve të rralla dhe magnetëve, njoftoi......
Portugalia, “Destinacioni më i Mirë në Evropë”/ Madeira, Porto dhe Lisbona, ndër rajonet më të vlerësuara
Portugalia u shpall “Destinacioni më i Mirë në Evropë” në edicionin e këtij viti të World Travel Awards. Vendi e rimori titullin, që e kishte humbur ndaj......
Rama: Diella “shtatzënë” me 83 fëmijë/ “Secili do të jetë asistent për çdo anëtar të parlamentit tonë”
Nga Berlini ku merr pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeminsitri......
Investim rreth 95 milionë lekë për automatizimin e HEC "Vau i Dejës" - Hapet gara/ Synim, rritja e efikasitetit të prodhimit të energjisë
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të rregullimit automatik për njësitë e reja gjeneruese......
Shqipëria, për herë të parë me një ligj për lobimin/ Rregullohet veprimtaria e personave që duan të ndikojnë në vendimmarrjen publike
Është publikuar për konsultim publik projektligji “Për Lobimin”, një nismë e re që synon të vendosë për herë të parë në Shqipëri rregulla të qarta për......
Si ndryshuan balancat e monedhës europiane kundrejt atyre kombëtare? Shqipëria dhe Polonia me zhvlerësim, ndërsa në Turqi me rritjen më të fortë
Gjatë vitit 2024, monedha e Bashkimit Europian, euro, ka përjetuar luhatje të ndjeshme kundrejt valutave vendase në disa vende të Europës dhe më gjerë.......
''Sfidat e ekonomisë, klimës dhe teknologjisë''/ Rama në Dialogun Global të Berlinit: BE ka sot nevojë për Ballkanin Perëndimor
Zhvillohet në Berlin forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes. I pranishëm ishte dhe......
Zgjedhja e furnizuesit të energjisë/ Kuvendi, ERE-s: Promovoni platformën e krahasimit të çmimeve, siguron konkurrencë
‘’Enti Rregullator i Energjisë duhet të zhvillojë fushata promovuese për funksionimin e Platformës së Krahasimit të Çmimeve të energjisë në tregun e lirë”.......




