Kostoja e fatkeqësive natyrore - 108 miliardë dollarë gjatë vitit 2023

Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në vitin 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve, sipas kompanisë zvicerane të risigurimeve ‘Swiss Re’. Sasia e dëmeve dhe mbulimi nga kompanitë e sigurimeve u ul në krahasim me një vit më parë pasi në vitin 2022 shuma e tyre ishte rritur për shkak të uraganit Ian.
Por fatura për siguruesit kaloi shifrën 100 miliardë dollarë për të katërtin vit radhazi, tha firma zvicerane në studimin e saj vjetor Sigma, i cili llogarit koston e katastrofave dhe fatkeqësive natyrore. Në vitin 2022 dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore u vlerësuan në 286 miliardë dollarë, ndërsa kostoja për kompanitë e sigurimeve arriti në 133 miliardë dollarë.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ishte fatkeqësia natyrore më e kushtueshme në vitin 2023. Humbjet e siguruara arritën në 6.2 miliardë dollarë dhe tërmeti tregoi në mënyrë dramatike boshllëqet e mbulimit në botë, thuhet në raport. Humbjet ekonomike arritën në 58 miliardë dollarë, por tërmeti goditi zonat me mbulim të ulët sigurimesh, pasi rreth 90 % e humbjeve nuk u mbuluan, vë në dukje raporti.
Stuhitë e forta shkaktuan humbje të siguruara prej 64 miliardë dollarësh, një rekord i ri, tha studimi, duke theksuar se tani ato janë burimi i dytë më i madh i humbjeve për siguruesit pas cikloneve tropikale.
Breshëri që shoqëron këto stuhi është shkaku kryesor i humbjeve. SHBA mbledh 85% të humbjeve të siguruara nga stuhia, por shuma po rritet në Europë, duke tejkaluar 5 miliardë dollarë në vit gjatë tre viteve të fundit. Rreziku i breshërit rritet veçanërisht në Gjermani, Itali dhe Francë.
Me rritjen e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, duke u bërë më të shpeshta dhe intensive, kostoja e fatkeqësive natyrore për siguruesit mund të dyfishohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme, paralajmëron ‘Swiss Re’.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Energjia bërthamore, sërish në qendër të vëmendjes - Përpjekjet për ringritjen e kësaj industrie në Europë dhe SHBA
Koha e keqe e një krize të dyfishtë, klima dhe energjia, kanë vepruar si embrioni i zhvillimit, duke i detyruar europianët dhe amerikanët të harrojnë......

Lufta në Ukrainë, mundësi të reja për Azerbajxhanin - Vendi përfiton prej largimit të Kazakistanit nga tranziti rus i naftës
Azerbajxhani mund të jetë në kampin e “fituesve” për shkak të luftës në Ukrainë, e cila vazhdon të ristrukturojë industrinë globale të furnizimit me energji në......

Rriten valutat e huaja – Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!
Dollari amerikan është blerë sot me 94.8 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë në raport me dje. Monedha europiane është forcuar gjithashtu duke u blerë sot me......

Qeveria lehtëson tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme - Mete: Nga 1 korriku, rritet kufiri mbi të cilën aplikohet tatimit mbi pagën
Ministri i Financave Ervin Mete paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në aplikimin e tatimit mbi pagat. Në një forum biznesi me Dhomën Amerikane të......

Janar 2024, rriten me 45% volumet e përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës- Porto Romano!
Gjatë muajit të parë të vitit 2024, volumet totale të përpunimit të mallrave në kompleksin portual Durrës-Porto Romano kanë tejkaluar 585 mijë ton. Referuar......

Risitë e skemave të mbështetjes për fermerët - Tarelli: Aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues
Nga skemat e mbështetjes në bujqësi këtë vit, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe fermerët të cilët kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një......

Çfarë duhet të bëjnë fermerët për të përfituar fonde? - Më 27 mars hapen aplikimet, 32 milionë euro në dispozicion
Nga data 27 Mars hapen aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024 dhe në dispozicion të fermerëve do të jenë 32 milionë euro,......

Energjia elektrike, nis instalimi i matësve smart - OSHEE: Ndërhyrja në 4 rajone, përfitime për kompaninë dhe abonentët
1622 matës inteligjentë të energjisë elektrike do të instalohen në 4 rajone të vendit. Pas tenderit me fond limit 120 mln lekë të zhvilluar në fund të vitit që......