“Real estate” udhëheq ekonominë - Bashkë me “artet dhe argëtimin” stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% tremujorin e parë

Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Kjo rritje fiksohet në 2.72%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa nga ana tjetër konsumi final i popullatës ka shënuar rritje me 2.15%. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit pasuritë e paluajtshme kanë qenë padyshim “lokomotiva” e ekonomisë. Ky zë regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 0.62 pikë përqindje. Zëri i dytë me kontributin më të lartë janë `artet, argëtimi dhe aktivitetet e tjera të shërbimit` me 0.6 pikë përqindje, ndjekur nga `administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia` me 0.53 pikë përqindje. Dega e cila ka dhënë kontibutin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe aktivtetet profesionale të administrimit me 0.11 pikë përqindje dhe 0.1 pikë përqindje. Shifat po ashtu tregojnë se grupi “Aktivitete profesionale, administrative” dhe “Taksa Neto” kanë kontribuar negativisht me 0.14 pikë përqindje dhe 0.38 pikë përqindje.
Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor të parë “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” ka shënuar rritjen më të madhe, me 31.84%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë grupi i dytë me rritjen më të madhe të regjistruar, deri në 11.02%. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe grupe si “Informacioni dhe Komunikacioni” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” me 6.29% dhe 5,15%. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar zëri “Aktivitete profesionale, administrative” me 2.38%, duke treguar se prodhimtaria e kësaj fushe nuk është përkthyer në të ardhura. Edhe taksat neto po ashtu kanë shënur rënie me 2.81%, krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 1.43%. Edhe në terma tremujorësh aktiviteti i arteve dhe argëtimit paraqitet me rritjen më të lartë, pasuar nga aktivitetet profesionale dhe administrative, përkatësisht me 26.94% dhe 5.65%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 2.51%, ndërkohë me rënie paraqiten grupe si “Industria”, “Informacioni e Komunikacioni” si dhe “Administrimi Publik, Arsimi e Shëndetësia”.
Xhorxhina Deda / SCAN

Krijohet loja e fjalëkalimeve në internet – Ka si qëllim rritjen e kreativitetit nga pasiguritë e epokës dixhitale
Mendoni se jeni të mirë në krijimin e fjalëkalimeve? Atëherë mund të mendoni të luani lojën e fjalëkalimeve, e cila po bëhet shpejt një sensacion në internet......

Do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë - Makina fluturuese elektrike fiton miratimin për testim në rrugë dhe në ajër
Një makinë fluturuese plotësisht elektrike që do të kushtojë rreth 300,000 dollarë sapo fitoi miratimin për të filluar testimin në rrugë dhe në ajër. Alef......

Toronto dhe Nju Jorku, më të ndoturit nga zjarret në Kanada - Erëra të forta janë lëshuar drejt Europës
Më shumë se 500 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë provincat kanadeze për gati një muaj, duke përhapur një mjegull portokalli-kafe në të gjithë Kanadanë......

Soros redukton 40% të stafit - Fondacioni kaloi nën kontrollin e djalit të themeluesit
Sipas Bloomberg, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” i George Soros do të pushojë të paktën 40% të stafit një muaj pasi 92-vjeçari njoftoi se ia dorëzoi drejtimin e......

Italia rrit energjinë e rinovueshme - Deri në fund të dekadës synohet prodhimi i 2/3 të energjisë totale
Italia synon të gjenerojë gati dy të tretat e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në fund të dekadës. Konfirmimi u bë nga ministria......

Rritet treguesi i ndjesisë ekonomike - Përcaktues, sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë, si dhe konsumatori
Banka e Shqipërisë vëren se gjatë muajit qershor është rritur treguesi i ndjesisë ekonomike me 0.8 pikë. Sipas publikimit më të fundit, gjithshka u përcaktua......

Gjermania, më pak tërheqëse për investimet e huaja - Vetëm 10.5 miliardë euro hyrje kapitali në 2022, 135 miliardë dalje
Ndonëse tradicionalisht ka tërhequr pjesën kryesore të investimeve të huaja në Europë, Gjermania duket se nuk është më një destinacion tërheqës për kapitalin e......

“Uria” për panele diellore redukton argjendin - Minierat sigurojnë shumë pak prodhim shtesë
Ndryshimet në teknologjinë e paneleve diellore po përshpejtojnë kërkesën për argjend, një fenomen që po zgjeron një deficit të ofertës për metalin me pak......