Punësimi dhe pagat në Greqi - Oferta për personel me aftësi të ulëta dhe pagë minimale

Greqia mbetet prapa ekonomive më të përparuara për sa i përket ofrimit të vendeve të punës me një pagë të mirë të përshtatshëm për profesionistë të aftë. Fenomeni është konfirmuar nga burime të ndryshme për mediat vendase por dhe ato të huaja.
Nga ana tjetër ofertat për vende pune që kërkojnë pak aftësi dhe për të cilat ofrohet pagë e ulët janë rritur shumë në përgjithësi në vendet anëtare të Orgamizatës për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD, por vendi që shënon rekord në këtë fushë është Greqia. Dhe ofertat për punë të nivelit të mesëm dhe që kërkojnë njerëz shumë të aftë, të paguar mirë, kanë rënë ndjeshëm jo vetëm si përqindje por dhe në terma absolutë.
Ndërsa tre deri në katër vitet e fundit shihen si vite rimëkëmbjeje ekonomike në vend, shumë pak sektorë, si industria, ndërtimi dhe disa shërbime, po ofrojnë vende pune.
Mungesa e vendeve cilësore të punës është përballuar në disa mënyra: njerëz shumë të kualifikuar që vijnë nga jashtë vendit për një kohë të kufizuar, kryesisht të rinj; sipërmarrje me të vetëpunësuar ose biznese me produktivitet dhe efikasitet të ulët; dhe së fundi largimi nga tregu i punës.
https://www.youtube.com/watch?v=hUa4mefsfuA
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

McDonald rikthehet në Ukrainë - Konfirmohet rihapja e disa prej restoranteve muajt e ardhshëm në vend
McDonald's ka njoftuar se do të fillojë rihapjen e disa prej restoranteve të saj në Ukrainë në muajt e ardhshëm. Gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se disa......

Turizmi në Itali, 300 mijë pushues rusë më pak - Mungesa u zëvendësua nga turistë gjermanë dhe amerikanë
Vera e vitit 2022 shënon mungesën e 377 mijë turistëve nga Rusia që kanë udhëtuar drejt Italisë para pandemisë, duke zgjedhur si destinacion qytetet më......

Toka rrotullohet gjithnjë e më shpejt - “Meta” jep alarmin: Pasoja shkatërruese në sistemet informatike
29 qershorin e kaluar njerëzimi përjetoi ditën më të shkurtër që nga koha kur nisi regjistrimi i të dhënave gjurmuese falë orëve atomike: në vitet ’60. Por......

Amazon, eBay, Wish dhe AliExpress nën hetim - Platformat e tregtisë online akuzohen për shitjen e armëve të paligjshme
Amazon, eBay, Uish dhe AliExpress janë nën kritika pasi një hetim zbuloi se armë të paligjshme si thika, shpata dhe shkopinj po shiteshin në këto platforma......

Çmimet e larta të energjisë - A kërcënohet Gjermania nga trazira sociale?
Çmimet e energjisë mund të vazhdojnë të rriten në Gjermani në dimër. A kërcënohet vendi nga trazira sociale. Çfarë po bën politika? Politikanët gjermanë në......

Hapet panairi i librit “Summer Book Fair” - Interes i lartë nga pushuesit e “Green Coast Resort & Residences”
Kjo verë vjen me aktivitete të larmishme në ‘Green Coast Resort & Residences’. ‘Summer Book Fair’ është aktiviteti i rradhës në kuadër të kalendarit të......

AKSHI: E-Albania rikthehet në normalitet të plotë! Cilat janë shërbimet ende jo funksionale?!
AKSHI njofton se shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme konkretisht aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në......

Holanda po kompenson pasagjerët për fluturimet e humbura ndërsa në aeroporte vijon kaosi!
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po kompenson pasagjerët që humbën fluturimet e tyre për shkak të radhëve të gjata të sigurisë. Aeroporti holandez është një......