Propozimi gjerman: Çmim tavan për gazin - Kompania energjetike Uniper kërkon mbështetje financiare shtesë nga qeveria

Qeveria gjermane pritet të marrë në konsideratë vendosjen e një tavani në çmimin e gazit natyror. Ministri gjerman i financave, Robert Habeck, u ka dërguar një mesazh me shkrim ministrave europianë të energjisë, ku theksohet se opsioni për tavanin e çmimit të gazit natyror do të shqyrtohet më 9 shtator, ditë në të cilën do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e ministrave të energjisë për të trajtuar rritjen dramatike të gazit natyror.
Habeck ka paralajmëruar se Gjermania po përballet me "realitetin e ashpër" të Rusisë që ndërpret furnizimin me gaz në vend, përpara pezullimit të planifikuar të gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom të eksporteve të gazit në Europë nëpërmjet tubacionit Nord Stream.
Në të njëjtën kohë, kompania energjetike Uniper kërkoi ndihmë të re financiare edhe më të madhe nga qeveria gjermane, duke e çuar faturën për shpëtimin financiar të saj në 19 miliardë euro, pasi rritja e çmimeve të gazit natyror thithi rezervat e saj të likuiditetit financiar.
Rritjet dramatike të çmimeve të energjisë ditët e fundit kanë përkeqësuar situatën në importuesin më të madh gjerman të gazit natyror rus, duke detyruar Uniper të kërkojë më shumë likuiditet financiar, pavarësisht se detajet e një marrëveshjeje shpëtimi nga qeveria gjermane që u arrit në muajin e kaluar nuk janë përcaktuar ende.
Uniper, që kontrollohet nga aksioneri I mazhorancës kompania finlandeze Fortum, ka njoftuar se ka marrë një linjë kredie prej 9 miliardë euro nga banka shtetërore e investimeve KFV, ndërsa ka aplikuar për 4 miliardë euro kredi të reja për t'u përballur me kushtet e krijuara në mjedisi i sotëm energjetik.
Duke theksuar edhe më shumë presionet nën të cilat ndodhet kompania, drejtuesit e sindikatave i dërguan një letër ministrit Habeck më 26 gusht. Sindikalistët i kërkuan qeverisë të merrte shumicën e aksioneve në kompaninë Uniper. Si pjesë e marrëveshjes së ndihmës, qeveria ra dakord të merrte 30% të aksioneve.
Uniper po bëhet kompania më e madhe që ndodhet në vështirësi për shkak të krizës energjetike, ndërkohë që është goditur rëndë nga shkurtimet e fluksit të gazit natyror nga Rusia, që është furnizuesi kryesor i saj. Kështu, Uniper u detyrua të rriste shumë çmimet për të përballuar uljen e furnizimit me gaz natyror rus.
Ky zhvillim shkakton humbje të likuiditetit financiar për kompaninë, që kalon 100 milionë euro në ditë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=xqqoczd20yE
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Ja ku po përshpejtohet inflacioni në mbarë botën!
Pas kolapsit për shkak të pandemisë, çmimet janë rikthyer në rritje pothuajse në të gjithë botën, duke arritur majat rekord: vëren një raport nga Qendra......

Juani kinez ra në nivelin më të dobët të dy viteve pasi Fed sinjalizon më shumë rritje të normës!
Juani kinez u zhyt në nivelin më të ulët në dy vjet pasi komentet e dhunshme të kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nxitën një tubim të fundit për......

Kina mbyll tregun më të madh të elektronikës në botë!
Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen, mbylli të hënën tregun më të madh të elektronikës në botë dhe pezulloi transportin publik aty pranë pasi autoritetet zbatuan......

“1 ditë me vonesë”, KPP nuk shqyrton ankesën për KESH - Tenderi për treguesit mjedisorë në Kaskadë, i hapet rruga edhe matjes nga laboratorë me qira
Komisioni i Prokurimit Publik nuk do të shqyrtojë ankesën për tenderin e monitorimitë treguesve mjedisorë në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, pasi......

Shqiptarët, 18 milionë dollarë për të siguruar jetën e shëndetin - Janar-korrik, portofoli i aksidenteve rritet me 15%, bien dëmshpërblimet e kompanive
Portofolet e shendetit dhe të jetës kanë qenë ndër paketat e sigurimeve që kanë shënuar rritjen më të dukshme për vitin 2022, ndërkohë që rritje më të ulët......

“Në shtator miratohet ligji për verën” - Krifca: Do të formalizojmë sektorin me ngritjen e një kadastre të dedikuar
Miratimi i ligjit të verës dhe krijimi i një kadastre dedikuar këtij sektori janë dy prioritetet e bujqësisë për shtatorin. Në takimin me prodhuesit shqiptarë......

Edhe Zvicra energji me kursim - Sektori i inxhinierisë: Qeveria, mbështetje për të përballuar kostot e larta të energjisë
Sektori i inxhinierisë mekanike dhe elektrike të Zvicrës tha se bizneset dhe familjet duhet të fillojnë menjëherë kursimin e energjisë dhe bëri thirrje për më......

Çmimet e naftës regjistrojnë rënie të lehtë - Analistët e tregut mendojnë se inflacioni pritet të ndikojë në kërkesën për karburant
Çmimet e naftës ranë të martën, duke ulur disa fitime nga sesioni i mëparshëm, pasi në treg ekziston frika se rritjet më agresive të normave të interesit nga......