Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2022, 10:59

“Në shtator miratohet ligji për verën” - Krifca: Do të formalizojmë sektorin me ngritjen e një kadastre të dedikuar

Nga SCAN TV
“Në shtator miratohet ligji për verën” - Krifca: Do

Miratimi i ligjit të verës dhe krijimi i një kadastre dedikuar këtij sektori janë dy prioritetet e bujqësisë për shtatorin. Në takimin me prodhuesit shqiptarë të verës, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky produkt në Shqipëri ka një trend rritës krahasuar me një vit më parë.

'Janë shtuar hapësirat e mbjelljes me rruhs. Në vitin 2021 janë prodhuar gjithsej 212 mijë ton rruhs, ky një trend rritës krahasuar me një vit më parë. Po merremi me ligjhin e verës të cilin brenda shtatorit presim ta miratojnë. Një ligj I cili do të sillte formalizimin e sektorit. Gjithashtu presim të krijojmë formatin e Kadastrës së Verës. Në vednin tonë ndodjhen 67 kantina vere të regjistruara, ku 21 prej tyre do të marrin pjesë në panairin në Beograd,' tha Krifca.

Panairi i verës i cili do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator në Beograd do të ketë prodhues nga e gjithë bota. Sipas ministres Krifca, kjo do të jetë një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave mes prodhuesve shqiptarë dhë të huaj dhe përmirësimin e praktikave të prodhimit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=N7qmvNiAtJw

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......