Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2022, 11:01

Shqiptarët, 18 milionë dollarë për të siguruar jetën e shëndetin - Janar-korrik, portofoli i aksidenteve rritet me 15%, bien dëmshpërblimet e kompanive

Nga SCAN TV

Portofolet e shendetit dhe të jetës kanë qenë ndër paketat e sigurimeve që kanë shënuar rritjen më të dukshme për vitin 2022, ndërkohë që rritje më të ulët kanë shënuar portofolet e pronave. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën në rreth 871 milionë lekë, afërsisht 8.5 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 15.12% në krahasim me periudhën janar-korrik 2021.

Edhe më e dukshme ka qenë rritja e portofolit të sigurimeve vullentare të jetës. AMF raporton se Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën rreth 992 milionë lekë, thuasje 10 milionë dollarë, ose 25.15% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, sa i përket tregut në tërësi, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 11, miliardë lekë, ose 8.51% më shumë se në janar-korrik 2021. Gjatë periudhës janar-korrik 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 705,545  me një rritje prej 17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.36%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.88% të totalit të tregut.

Ndërkaq, gjatë periudhës janar-korrik 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,703 milionë lekë, ose 12.77% më pak se në periudhën janar-korrik 2021.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=TYgLupaCrsU

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......