Problemet e Credit Suisse, Lagarde qetëson tregjet - “Situata po monitorohet, jemi gati të ndërhyjmë nëse do të duhet!”

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde u shpreh se tensionet mbi qëndrueshmërinë financiare mund të kenë një impakt mbi kërkesën dhe mund të mund të kryejnë atë pjesë të punës që do të duhej të bëhej nga politika monetare dhe rritjet e normave të interesit.
Më tej ajo theksoi se impakti nuk është shumë i qartë në këtë moment, por duhet marrë në konsideratë kur të krijohen projektimet e ardhshme; si dhe kur të të bëhet vlerësimi i rradhës dhe do të vendose lëvizja e politikës monetare.
Lagarde shtoi se po monitorohen me kujdes zhvillimet e tregut dhe cdo gjë është gati për një ndërhyrje të mundshme nëse do të duhet, për të ruajtur qëndrueshmërinë e cmimeve dhe atë financiare të zonës së euros. Në çdo rast, paketa e politikave të BQE-së është plotësisht e pajisur për të ofruar mbështetje likuiditeti për sistemin financiar të zonës së euros, nëse është e nevojshme, si dhe për të ruajtur transmetimin e qetë të politikës monetare. Lagarde këmbënguli se nuk ka asnjë kompromis midis "stabilitetit të çmimit" nga njëra anë dhe stabiliteti financiar nga ana tjetër. Ajo përsëriti se për sa i përket stabilitetit financiar, janë të gjitha mjetet e nevojshme. Si për shembull funksionimi standard dhe mjete të tjera që mund të përdoren. Një gjë e tillë sipas saj është dëshmuar në të kaluarën dhe këto mjete do të përdoren nëse është e nevojshme, por nuk do të ketë një kompromis mes të dyjave.
Lagarde u shpreh se nuk dihet se si do të zhvillohen tensionet financiare, por ka shumë besim se sektori i shëndetshëm bankar, është i mirëkapitalizuar dhe me raporte të forta likuiditeti. Rregullat që zbatohen në Europë sipas direktivave për krizat e zgjidhjes së bankave nuk janë ato të aplikuara nga institucionet e tjera, veçanërisht nga autoritetet zvicerane. Zvicra nuk vendos standarde në Europë, theksoi ajo.
Krahasuar me ekspozimin e bankave të Eurozonës ndaj Credit Suisse "feedback-u dhe vlerësimi që është prodhuar tregojnë se është një ekspozim shumë i kufizuar. Gjithashtu nuk flitet për miliarda, por për miliona.
Kriza e Credit Suisse, por edhe efektet e falimentimit të Bankës Amerikane të Silicon Valley, do të jenë në qendër të bisedimeve në Eurosummit, por ende nuk është vendosur nëse kjo temë do të përfshihet në konkluzione.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BE heton marrëveshjet tatimore të shumëkombësheve - Kompanitë teknologjike urdhërohen të paguajnë taksat e prapambetura
Rregullatorët e BE-së pritet të nisin hetime të reja për për marrëveshjet tatimore midis vendeve të BE-së dhe shumëkombësheve, pas rishikimit të marrëveshjeve......

Deficit buxhetor rekord në Britani - Arsyeja kryesore, ndihmat shtetërore për faturat e energjisë
Britania regjistroi deficitin më të madh buxhetor në muajin shkurt të paktën që nga 1993–shi, kur filluan të regjistrohen të dhënat mujore, të rritura nga......

Eksporte rekord të naftës amerikane në Europë - Parashikohet rritje e mëtejshme kërkese në muajt e ardhshëm
Eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së në Europë kanë shënuar një rekord prej 2.1 milionë fuçi në ditë mesatarisht deri më tani këtë muaj, të nxitura......

Amazon pushon nga puna 9 mijë persona - Kompania teknologjike paralajmëron recesionin
Amazon konfirmoi shkurtimin e 9 mijë vendeve të punës, duke e bërë atë kompaninë më të fundit teknologjike që ndërmerr një raund të dytë largimesh nga puna dhe......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimin e FED, parashikohet rritje e interesave me 25 pikë
Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi investitorët po presin takimin e......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian......

Nafta tregtohet pranë 73 USD për fuçi - G7 nuk do të ndryshojë tavanin prej 60 USD për naftën ruse
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pasi trazirat në tregun bankar kanë dobësuar besimin e investitorëve. Nafta Brent e Londrës për majin po......

Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit......