Deficit buxhetor rekord në Britani - Arsyeja kryesore, ndihmat shtetërore për faturat e energjisë

Britania regjistroi deficitin më të madh buxhetor në muajin shkurt të paktën që nga 1993–shi, kur filluan të regjistrohen të dhënat mujore, të rritura nga shpenzimet e qeverisë për programet e mbështetjes së faturave të energjisë.
Zyra për Statistikat Kombëtare konfirmoi se huamarrja neto e sektorit publik, duke përjashtuar bankat shtetërore, ishte 16.68 miliardë paund duke reflektuar shpenzime "të konsiderueshme" në programet e mbështetjes së faturave të energjisë. Shpenzimet për këto skema arritën në rreth 9.3 miliardë paund në shkurt.
Ministri britanik i Financave sqaroi se huamarrja është ende e lartë sepse qeveria është e vendosur të mbështesë familjet dhe bizneset që po përballen me çmime në rritje dhe po shpenzojmë rreth 1500 paund për familje për të paguar pak më pak se gjysmën e faturave të energjisë këtë dimër.
Të publikuara me buxhetin vjetor javën e kaluar, parashikimet nga Zyra për Përgjegjësi Buxhetore treguan një perspektivë të përmirësuar për financat publike krahasuar me raportin e saj të mëparshëm në nëntor, me huamarrje rreth 10 miliardë paund më të ulët në çdo vit financiar të ardhshëm sesa ishte parashikuar më parë. Zyra tha se kjo pasqyronte një perspektivë ekonomike më pak pesimiste se katër muaj më parë.
Të dhënat e së martës treguan se huamarrja kumulative nga prilli 2022 deri në shkurt 2023 ishte 132.2 miliardë paund. Javën e kaluar huamarrja për periudhën 2022/23 në tërësi arriti në 152.4 miliardë paund, ose 6.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ekspertët shprehen se optimizmi i Zyrës për Përgjegjësi Buxhetore për perspektivën ekonomike afatmesme është i gabuar dhe se qeveria nuk do t'i përmbahet planeve për një konsolidim të konsiderueshëm fiskal gjatë viteve të ardhshme.
Fatura e interesit të borxhit të Britanisë ishte 6.9 miliardë paund në shkurt, 1.3 miliardë paund më pak se një vit më parë, duke reflektuar ndryshimet në pagesat për obligacionet qeveritare të lidhura me inflacionin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Eksporte rekord të naftës amerikane në Europë - Parashikohet rritje e mëtejshme kërkese në muajt e ardhshëm
Eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së në Europë kanë shënuar një rekord prej 2.1 milionë fuçi në ditë mesatarisht deri më tani këtë muaj, të nxitura......

Amazon pushon nga puna 9 mijë persona - Kompania teknologjike paralajmëron recesionin
Amazon konfirmoi shkurtimin e 9 mijë vendeve të punës, duke e bërë atë kompaninë më të fundit teknologjike që ndërmerr një raund të dytë largimesh nga puna dhe......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimin e FED, parashikohet rritje e interesave me 25 pikë
Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi investitorët po presin takimin e......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian......

Nafta tregtohet pranë 73 USD për fuçi - G7 nuk do të ndryshojë tavanin prej 60 USD për naftën ruse
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pasi trazirat në tregun bankar kanë dobësuar besimin e investitorëve. Nafta Brent e Londrës për majin po......

Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Shqipëria, 1 milionë euro për rindërtimin e Turqisë, Balluku në Bruksel: Moment i rëndësishëm solidariteti
Qeveria shqiptare ka ofruar 1 milionë euro për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga tërmeti në Turqi. Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës......

Rritet besimi i fermerëve te skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi - Rekord aplikimesh me hapjen e thirrjes
Në orët e para të çeljes së aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2023, është kryer një numër rekord aplikimesh që......