Amazon pushon nga puna 9 mijë persona - Kompania teknologjike paralajmëron recesionin

Amazon konfirmoi shkurtimin e 9 mijë vendeve të punës, duke e bërë atë kompaninë më të fundit teknologjike që ndërmerr një raund të dytë largimesh nga puna dhe paralajmëruar një recesion të mundshëm.
Gjigantë të shumtë të teknologjisë, përfshirë Microsoft, Salesforce, Alphabet dhe Meta Platforms, kanë shkurtuar mijëra vende pune në muajt e fundit pasi punësimet e reja në kohën e pandemisë krijuan një ambjent me staf të tepërt. Amazon ndjek Meta e Facebook-ut, duke u bërë e dyta kompani e njohur që aktivizon një raund të dytë shkurtimesh.
Administratori i Përgjithshëm, tha se kompania kishte shtuar një numër të konsiderueshëm të stafit në vitet e fundit, por ekonomia e pasigurt e detyron atë të zgjedhë shkurtimet e kostove dhe numrit të punonjësve. Shkurtimet do të përqendrohen në shërbimet e saj cloud, reklamat dhe njësitë Twitch.
Amazon muajin e kaluar tha se fitimi operativ mund të vazhdojë të bjerë në tremujorin aktual, i goditur nga ndikimi financiar i konsumatorëve dhe klientëve të cloud që reduktojnë shpenzimet. Shitjet nga divizioni i saj fitimprurës i kompjuterave cloud u ngadalësuan gjatë tremujorit të katërt.
Amazon ka reduktuar ose mbyllur shërbime të tëra si ofertën e saj virtuale e kujdesit parësor për punëdhënësit. Aksionet e Amazon ranë 1.4% në tregtimin e mëngjesit në Nasdaq. Meta Platforms mëmë i Facebook tha se do të shkurtojë 10 mijë vende pune këtë vit, pas pushimit të parë masiv në vjeshtë, i cili reduktoi më shumë se 11 mijë vende pune.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimin e FED, parashikohet rritje e interesave me 25 pikë
Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi investitorët po presin takimin e......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian......

Nafta tregtohet pranë 73 USD për fuçi - G7 nuk do të ndryshojë tavanin prej 60 USD për naftën ruse
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pasi trazirat në tregun bankar kanë dobësuar besimin e investitorëve. Nafta Brent e Londrës për majin po......

Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Shqipëria, 1 milionë euro për rindërtimin e Turqisë, Balluku në Bruksel: Moment i rëndësishëm solidariteti
Qeveria shqiptare ka ofruar 1 milionë euro për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga tërmeti në Turqi. Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës......

Rritet besimi i fermerëve te skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi - Rekord aplikimesh me hapjen e thirrjes
Në orët e para të çeljes së aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2023, është kryer një numër rekord aplikimesh që......

176 vendet më hyrjet më të larta të remitancave - Ku pozicionohet Shqipëria?!
Dërgo prapa është kuptimi i mirëfilltë i remitancave. Remitanca nënkupton transferimin e fondeve ose formave të tjera të pagesës nga një individ ose organizatë......

Shqiptarët janë bërë më të lumtur! - “Raporti Global i Lumturisë 2022”, por mbetemi vendi i parafundit në rajon!
“Raporti Global i Lumturisë 2023” e rendit Shqipërinë në vend të 83 mes 109 vendeve në total të marra në analizë, duke shënuar kështu për këtë edicion një......