BE heton marrëveshjet tatimore të shumëkombësheve - Kompanitë teknologjike urdhërohen të paguajnë taksat e prapambetura

Rregullatorët e BE-së pritet të nisin hetime të reja për për marrëveshjet tatimore midis vendeve të BE-së dhe shumëkombësheve, pas rishikimit të marrëveshjeve të tyre në dekadën e mëparshme.
Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Margrethe Vestager, e cila ka urdhëruar Apple të paguajë 13 miliardë euro taksa të prapambetura në Irlandë dhe Amazon 250 milionë euro për Luksemburgun, u shpreh se marrëveshje të tilla përbëjnë ulje të paligjshme tatimore.
Pavarësisht deklaratës së saj, Vestager tha se planifikimi agresiv i taksave "është ende në mbështetje të BE”. Ajo shtoi se shërbimet kanë kryer një hetim të thellë mbi praktikat e qeverisjes tatimore në të gjitha shtetet anëtare për periudhën 2014-2018 dhe pritet që kjo të çojë në hetime të reja në vende të caktuara. Por ajo nuk përmendi vendet apo kompanitë.
Vestager ka pasur një histori në mbrojtjen e vendimeve të saj në gjykatë, me gjykatën më të lartë europiane që pritet të vendosë mbi apelimet e saj në muajt e ardhshëm pasi një gjykatë më e ulët hodhi poshtë urdhrat e saj tatimore për Apple, Amazon dhe Starbucks. Megjithatë, ajo mori mbështetjen e gjykatës për urdhrin e saj ndaj Engie për të paguar taksat prej 120 milionë eurosh për Luksemburgun.
Edhe Belgjika, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda kanë ndryshuar të gjitha praktikat e tyre tatimore si reagim ndaj kryqëzatës së saj tatimore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Deficit buxhetor rekord në Britani - Arsyeja kryesore, ndihmat shtetërore për faturat e energjisë
Britania regjistroi deficitin më të madh buxhetor në muajin shkurt të paktën që nga 1993–shi, kur filluan të regjistrohen të dhënat mujore, të rritura nga......

Eksporte rekord të naftës amerikane në Europë - Parashikohet rritje e mëtejshme kërkese në muajt e ardhshëm
Eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së në Europë kanë shënuar një rekord prej 2.1 milionë fuçi në ditë mesatarisht deri më tani këtë muaj, të nxitura......

Amazon pushon nga puna 9 mijë persona - Kompania teknologjike paralajmëron recesionin
Amazon konfirmoi shkurtimin e 9 mijë vendeve të punës, duke e bërë atë kompaninë më të fundit teknologjike që ndërmerr një raund të dytë largimesh nga puna dhe......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin takimin e FED, parashikohet rritje e interesave me 25 pikë
Dollari amerikan po këmbehet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi investitorët po presin takimin e......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian......

Nafta tregtohet pranë 73 USD për fuçi - G7 nuk do të ndryshojë tavanin prej 60 USD për naftën ruse
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pasi trazirat në tregun bankar kanë dobësuar besimin e investitorëve. Nafta Brent e Londrës për majin po......

Valutat kryesore ‘zgjohen’ me të kuqe!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Shqipëria, 1 milionë euro për rindërtimin e Turqisë, Balluku në Bruksel: Moment i rëndësishëm solidariteti
Qeveria shqiptare ka ofruar 1 milionë euro për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga tërmeti në Turqi. Zevendeskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës......