Probleme higjienike nëpër pishina - Italia mbyll 10 parqe ujore në të gjithë vendin!

Është kulmi i sezonit turistik veror në Itali dhe në këtë periudhë të vitit parqet ujore të vendit duhet të jenë plot me pushues që përpiqen të qëndrojnë të freskët në temperaturat në rritje.
Por autoritetet kanë hequr prizën në dhjetë parqe të njohura ujore, pasi gjetën "sasi të mëdha" bakteresh fekale në pishina.
Pikërisht kur mendohej se ishte e sigurt të pushohej në parqe ujore, policia kreu teste në 288 vende në të gjithë vendin dhe identifikoi probleme me pothuajse një të tretën e tyre: duke përfshirë çështjet e shëndetit, higjienës dhe sigurisë.
Dhjetë parqe u mbyllën plotësisht, kryesisht në Italinë jugore dhe qendrore.
Risqe "të rrezikshme" për shëndetin u gjetën në parqet ujore në Messina, Viterbo dhe Latina; ndërsa parqet në Napoli, Bari dhe Reggio Calabria nuk kishin as lejet ligjore të nevojshme për të funksionuar.
Tre lokacione të tjera nuk plotësonin kërkesat ligjore dhe infrastrukturore për të qëndruar të hapur.
Policia sekuestroi gjithashtu më shumë se 250 kg ushqime që ose kishin skaduar ose nuk kishin gjurmueshmëri. Autoritetet kryen 108 gjoba në vlerë prej më shumë se 40,000 euro. Ansa
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Portugalia dhe Spanja mbështesin Scholz për tubacionin e gazit nga gadishulli Iberik në Europën Qendrore!
Portugalia dhe Spanja kanë mirëpritur një thirrje nga kancelari gjerman për një tubacion gazi që lidh gadishullin Iberik me Europën Qendrore, në sfondin e......

Rriten pensionet private me 4.700 anëtarë të rinj - Raporti/ Totali i investimeve kalon 50 milionë euro, dominohet nga femrat
Fondet e pensioneve private kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde,......

Mungon infrastruktura - Të rinjtë, peticion Kuvendit: Monitoroni zbatimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuar
Të rinjtë, i kërkojnë Kuvendit të zbatojë detyrimet ligjore mbi kontrollin parlamentar, për të monitoruar zbatimin e ligjit “Për përfshirjen dhe......

Punësimi dhe pagat në Greqi - Oferta për personel me aftësi të ulëta dhe pagë minimale
Greqia mbetet prapa ekonomive më të përparuara për sa i përket ofrimit të vendeve të punës me një pagë të mirë të përshtatshëm për profesionistë të aftë.......

McDonald rikthehet në Ukrainë - Konfirmohet rihapja e disa prej restoranteve muajt e ardhshëm në vend
McDonald's ka njoftuar se do të fillojë rihapjen e disa prej restoranteve të saj në Ukrainë në muajt e ardhshëm. Gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se disa......

Turizmi në Itali, 300 mijë pushues rusë më pak - Mungesa u zëvendësua nga turistë gjermanë dhe amerikanë
Vera e vitit 2022 shënon mungesën e 377 mijë turistëve nga Rusia që kanë udhëtuar drejt Italisë para pandemisë, duke zgjedhur si destinacion qytetet më......

Toka rrotullohet gjithnjë e më shpejt - “Meta” jep alarmin: Pasoja shkatërruese në sistemet informatike
29 qershorin e kaluar njerëzimi përjetoi ditën më të shkurtër që nga koha kur nisi regjistrimi i të dhënave gjurmuese falë orëve atomike: në vitet ’60. Por......

Amazon, eBay, Wish dhe AliExpress nën hetim - Platformat e tregtisë online akuzohen për shitjen e armëve të paligjshme
Amazon, eBay, Uish dhe AliExpress janë nën kritika pasi një hetim zbuloi se armë të paligjshme si thika, shpata dhe shkopinj po shiteshin në këto platforma......