Portofoli i huave, me rritje në të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 11.4%. Durrësi dhe Shkodra, tkurrje e kredisë për shtëpi
Referuar të dhënave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt të vitit 2023 totali i huave arriti vlerën e 272 miliardë lekëve. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë konstatohet një rritje me 9.2% ose 22.4 miliardë lekë më shumë.
Huatë për individë sipas rrethit, krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira në raport. Sipas të dhënave, rrethi i Tiranës shënon rritjen më të madhe për sa i përket huave, ku në vlerë nominale kjo rritje është 11.4% ose e shprehur në vlerë monetare do të ishte rreth 22 miliardë lekë. Totali i huave që gëzon rrethi i Tiranës për tremujorin e katërt të 2023, është në nivelin e rreth 180 mld lekë.
Rritje të konsiderueshme kanë shfaqur edhe rrethet si ai i Vlorës dhe Korçës, ku rritja në totalin e huave fiksohet në 9.4% dhe 8.9% respektivisht. Ndërkohë, rritja në rrethin e Durrësit në tremujorin e katërt të vitit 2023 ka qenë vetëm 3.1%. Nga ana tjetër, për rrethet si Lezha dhe Shkodra, rritja në totalin e huave për tremujorin e katërt përllogaritet në 2% dhe 5% respektivisht.
Huatë për individë sipas qëllimit ndahen mes tre kategorive, ku dy prej tyre janë huaja konsumatore dhe huaja për blerje banesash. Këto dy kategori renditen si kryesoret mes huave që individët kërkojnë dhe marrin pranë bankave.
Nëse analizojmë huanë për blerje banesash ajo rezulton me ritme rritëse në çdo rreth përjashtuar rrethin e Shkodrës dhe atë të Durrësit ku konstatohet një rënie me 4.4% dhe 5.7% respektivisht. Nëse ndalemi tek huatë për blerje banesash, vihet re që ritmet e rritjes së saj janë mbi ato të huasë për atë rreth.
Pra në rast se portofoli i huasë në Tiranë për individët është rritur me 11% , huaja për blerje banese është rritur me 12%. Ky rreth renditet edhe si rrethi me rritjen më të lartë të rritjes së huasë për blerje banese, më pas ndjekin Korça, Fieri dhe Lezha me rritje nga 2% në 3%.
Armela Duka /SCAN
Sondazh

Kompanitë teknologjike shkurtojnë mijëra vende pune - Objektivi aktual, shpenzimi i miliarda eurove në Inteligjencën Artificiale
Pas një viti pushimesh masive nga puna, shkurtimet e vendeve të punës në kompanitë më të mëdha të industrisë së teknologjisë vazhduan dhe në muajin e parë të......

Ministrja Denaj takim me kryetarët e bashkive. Diskutohet për nevojat e komuniteteve në zonat rurale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët......

Brukseli rekomandon uljen e emetimeve me 90% si objektiv klimatik të BE-së për vitin 2040!
Bashkimi Europian duhet të ulë emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040, tha të martën Brukseli në një rekomandim që synon të sigurojë që neutraliteti......

Ku në Europë njerëzit paguajnë taksat më të larta? Si pozicionohet Shqipëria?!
Sipas Fondacionit të Tatimeve, punëtorët me pagë mesatare të vetme në Europë po paguanin rreth një të tretën e pagave të tyre në taksa në vitin 2022. Nuk është......

Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore - Rama: Ditë e bukur për familjet shqiptare!
Kryeministri Edi Rama iu drejtoi mesazh urimi qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e sigurimeve......

Mikrofinanca, thuajse 200 mijë klientë aktivë në 2023 - 36.6 miliardë lekë kredi të dhëna. Huaja me probleme, në nivele minimale
Në fund të vitit 2023 sektori i mikrofinancës rezulton me thuajse 200 mijë klientë aktivë, si dhe me mbi 255 mijë kredi të disbursuara. Nga ana tjetër, në......

Financim i projekteve prioritare - Mete, takim me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane
Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane me qëllim financimin e projekteve......

Pse ka rëndësi marrëveshja e kontributeve me Italinë? - Hoxha: Palët duhet të detajojnë modalitetet përpara ratifikimit
Finalizimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore me Italinë është vlerësuar nga ekspertët shqiptarë për çështjet e......