Kompanitë teknologjike shkurtojnë mijëra vende pune - Objektivi aktual, shpenzimi i miliarda eurove në Inteligjencën Artificiale

Pas një viti pushimesh masive nga puna, shkurtimet e vendeve të punës në kompanitë më të mëdha të industrisë së teknologjisë vazhduan dhe në muajin e parë të 2024-ës. Google e nisi vitin duke pushuar nga puna qindra punonjës. Amazon ndoqi shembullin, duke shkurtuar qindra vende pune në divizionin e saj Prime Video. Dhe Meta vijoi me reduktime stafi sidomos në postet drejtuese. Microsoft gjithashtu shkurtoi 1.900 vende pune në divizionin e tij të video lojërave. Pushimet nga puna vazhduan edhe pse shitjet, fitimet dhe çmimet e aksioneve u rritën.
Kjo divergjencë, sipas analistëve, ka të bëjë me dy sfida të mëdha me të cilat përballet industria: frenimi i zgjerimit të furishëm të fuqisë punëtore që ndodhi gjatë pandemisë, duke zgjeruar njëkohësisht inteligjencën artificiale. Tani, në vend që të punësojnë mijëra persoba çdo tremujor, kompanitë po shpenzojnë miliarda euro në teknologjinë e IA që një ditë mund të sjellë triliona euro fitime.
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se kompania e tij duhej të pushonte nga puna punonjësit dhe të kontrollonte kostot për të pasur mundësinë e investimit në vizionin afatgjatë dhe ambicioz rreth IA. Nga fundi i vitit 2019 deri në vitin 2023, kompanitë e teknologjisë u përpoqën të vazhdonin me boom-in e kërkesës së konsumatorëve pasi njerëzit që qëndruan në shtëpi morën kompjuterë të rinj dhe shpenzonin shumë më tepër kohë në internet.
Apple, Amazon, Meta, Microsoft dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, shtuan më shumë se 900.000 vende pune në total. Kur ky “boom” mbaroi, ata u detyruan të përshtateshin. Meta, Amazon, Microsoft, Google dhe Apple shkurtuan rreth 112.000 vende pune nga periudha e pikut në 2021 dhe 2022.
Megjithatë, ato ishin ende shumë më të mëdha dhe më fitimprurëse se para pandemisë. Sot, pesë kompanitë punësojnë 2.16 milionë njerëz, 71% më shumë se në periudhën para pandemisë. Së bashku, ata regjistruan shitje prej 1.63 trilionë dollarë në vitet e fundit fiskale, rreth 81% më shumë të ardhura se pesë vjet më parë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ministrja Denaj takim me kryetarët e bashkive. Diskutohet për nevojat e komuniteteve në zonat rurale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët......

Brukseli rekomandon uljen e emetimeve me 90% si objektiv klimatik të BE-së për vitin 2040!
Bashkimi Europian duhet të ulë emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040, tha të martën Brukseli në një rekomandim që synon të sigurojë që neutraliteti......

Ku në Europë njerëzit paguajnë taksat më të larta? Si pozicionohet Shqipëria?!
Sipas Fondacionit të Tatimeve, punëtorët me pagë mesatare të vetme në Europë po paguanin rreth një të tretën e pagave të tyre në taksa në vitin 2022. Nuk është......

Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore - Rama: Ditë e bukur për familjet shqiptare!
Kryeministri Edi Rama iu drejtoi mesazh urimi qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e sigurimeve......

Mikrofinanca, thuajse 200 mijë klientë aktivë në 2023 - 36.6 miliardë lekë kredi të dhëna. Huaja me probleme, në nivele minimale
Në fund të vitit 2023 sektori i mikrofinancës rezulton me thuajse 200 mijë klientë aktivë, si dhe me mbi 255 mijë kredi të disbursuara. Nga ana tjetër, në......

Financim i projekteve prioritare - Mete, takim me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane
Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane me qëllim financimin e projekteve......

Pse ka rëndësi marrëveshja e kontributeve me Italinë? - Hoxha: Palët duhet të detajojnë modalitetet përpara ratifikimit
Finalizimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore me Italinë është vlerësuar nga ekspertët shqiptarë për çështjet e......

Cilat janë arsyet që patatja kushton më shtrenjtë? - Gjeta: Braktisja e fshatrave po sjell ulje të prodhimit
Një ndër arsyet e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësor në vend dhe më specifikisht i patates, është shpopullimi i fshatrave. Agronomi Zef Gjeta shprehet......