Mikrofinanca, thuajse 200 mijë klientë aktivë në 2023 - 36.6 miliardë lekë kredi të dhëna. Huaja me probleme, në nivele minimale

Në fund të vitit 2023 sektori i mikrofinancës rezulton me thuajse 200 mijë klientë aktivë, si dhe me mbi 255 mijë kredi të disbursuara. Nga ana tjetër, në përmirësim ka ardhur cilësia e kredive, me rritje të volumit të tyre, e shoqëruar me pakësim të huave me probleme.
Shoqata e Mikrofinancës ka bërë bilancin e aktivitetit për vitin e shkuar, duke bërë me dije se volumi i kredive të disbursuara ka ka arritur në 36.6 miliardë lekë, apo afërisht 360 milionë euro, nga 34 miliardë në vitin 2022. Ndërkaq, kredia me probleme ka rënë në nivelin 6.1% nga 7.2% në vitin 2022.
Vendin e parë ne portofolin e anetareve e zënë bizneset të të gjitha llojeve (51%) e më pas individëd (36%). Ndërkohë e parë nga numri i kredive sektori i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individi. (80% të kredive aktive) Aktiviteti kredidhënës ka patur rritje të vazhdueshme – duke anashkaluar këtu vitin pandemic 2020 - duke u nisur dhe nga rregullimet e shpeshta të tregut të kryera nga BSH.
Sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, sektori numëron 1,919 të punësuar, prej të cilëve 951 oficerë kredie. 10 kompanitë e mikrofinancës numërojnë në total një rrjet prej 290 degësh të shtrira në gjithë vendin.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare tashme prej me teper 25 vite ne treg, bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara, me aktivitet kryesor kredidhenien, të cilat se bashku përfaqësojnë një portofol aktiv kredie prej 44 miliardë lekësh, apo afërisht 440 milionë eurosh, me më shumë se 199,000 klientë aktive (shifrat e fundvitit 2023).
Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës. Shumica e IFJB-ve shqiptare ndjekin një politikë të përgjegjshme sociale që synon individë të përjashtuar financiarisht dhe zona gjeografike të pafavorizuara. Sektori i mikrofinancës mbështet një shkallë të gjerë individësh, biznesesh të vogla dhe te mesme dhe segmente të tjerë të tregut, me një fokus të fortë në krijimin e vendeve të punës, ngushtimin e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve financiare në një mënyrë të qëndrueshme.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Financim i projekteve prioritare - Mete, takim me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane
Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane me qëllim financimin e projekteve......

Pse ka rëndësi marrëveshja e kontributeve me Italinë? - Hoxha: Palët duhet të detajojnë modalitetet përpara ratifikimit
Finalizimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore me Italinë është vlerësuar nga ekspertët shqiptarë për çështjet e......

Cilat janë arsyet që patatja kushton më shtrenjtë? - Gjeta: Braktisja e fshatrave po sjell ulje të prodhimit
Një ndër arsyet e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësor në vend dhe më specifikisht i patates, është shpopullimi i fshatrave. Agronomi Zef Gjeta shprehet......

“Fluturon” çmimi i patates - Rritje rekord me 26.1%. Cilat janë tregjet më të shtrenjta?
Thatësira e vitit që kaloi ndikoi ndjeshëm në nivelet e prodhimit të një numri kulturash, përfshirë patatet. Sipas të dhënave të Eurostat, prodhimi në rënie......

Shqipëria dhe Italia njohin vitet e punës - Tajani: Firmë që garanton të drejtat e punonjësve të dy shteteve
Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve për punonjësit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për punonjësit italianë që punojnë dhe jetojnë në......

Bizneset e bregdetit do të trajtojnë ujërat e ndotur - Nis afati 90 ditor, Balluku: S’do ketë asnjë tolerancë. Gjoba, deri në mbyllje aktiviteti
Të gjithë subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra......

Linja kabllore me Egjiptin, përfitime ekonomike - Detajet e marrëveshjes: Me kapacitet të lartë, hapen vende pune
Ndërtimi i linjës direkte kabllore nënujore Shqipëri – Egjipt parashikohet të sjellë impakt pozitiv për ekonominë shqiptare, duke marrë në konsideratë hapjen e......

Më shumë sipërmarrës nga diaspora - Anketa e RCC: Rreth 26% e drejtuesve të bizneseve në vend kanë jetuar jashtë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” në anketën e opinionit të bisnesit, tregojnë se në vitin 2023 është......