Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2024, 14:44

Financim i projekteve prioritare - Mete, takim me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane

Nga SCAN TV
Financim i projekteve prioritare - Mete, takim me drejtuesit e institucioneve

Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua me drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane me qëllim financimin e projekteve prioritare.

Ministri theksoi se Shqipëria ofron mundësi për investime në sektorë si energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Z.Mete shprehu gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë italiane përmes përfshirjes më të gjerë të dy institucioneve financiare, CDP dhe SIMEST, përmes njohjes formale si institucione financiare për zhvillim.

Drejtori Ekzekutiv i “Cassa Depositi e Prestiti”, shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në krijimin e një institucioni financiar në Shqipëri, të ngjashëm me modelin e CDP-së.

Palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në funksion të mundësive të financimit, projekteve të asistencës teknike, promovimit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe mbështetjes për ndërmarrjet që investojnë në Itali dhe Shqipëri.

Elisabeta Dosku /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat