Plani i Ri i BE? - Çfarë mund të përfitojë Shqipëria? Emigrantët do mund të kursejnë 20 milionë euro në vit

Plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor konsiderohet si një mjet i fuqishëm që do të mund të dyfishojë madhësinë e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me përthithjen e këtyre fondeve, në formën asistencës asistencës financiare për të ndihmuar reformat, ku 2 miliardë euro do të jenë grante dhe 4 miliardë euro kredi nga 2024 deri në 2027, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të mund të integrohen paraprakisht në tregun e përbashkët evropian, duke lehtësuar jetën e individëve dhe bizneseve rezidentë në secilin shtet.
Por çfarë do të përfitojnë konkretisht qytetarët? Me integrimin në tregun e brendshëm evropian, vlerësohet se vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetet Evropiane, siç janë dërgesat e parave për familjet e tyre dhe për sipërmarrjet e tyre të vogla në Shqipëri, parashikohet që ata të mund të kursejnë mbi 20 milion euro në vit. Nga ana tjetër, janë miliona euro që bizneset e rajonit dhe shpenzojnë ndërkohë që janë jashtë konkurrencës me kompanitë evropiane, të cilat për të njëjtat gjëra nuk ka nevojë të bëjnë shpenzime të tyre sepse shfrytëzojnë mekanizmat që janë brenda tregut të Bashkimit Evropian.
Plani i ri parashikon fillimisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët, proces i cili do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e këtij tregu dhe paralelisht hapje e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje. Hapja e tregut rajonal parashikohet të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind. Reformat janë një tjetër hallkë e rëndësishme e planit, çka nënkupton sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal. Dhe në fund do të aplikohet shpërndaja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat, prej 6 miliardë eurosh.
Në kuadër të integrimit të rajonit, ka qenë edhe Procesi i Berlinit, një iniciativë e nisur në vitin 2015 që synoi rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Në vijim të saj, për të forcuar bashkëpunimin në rajon u ndërmor iniciativa tjetër “Open Balkan”, ku pjesë e saj u bënë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Furnizuesi më i madh i naftës në Kinë në vitin 2023 ishte Rusia!
Rusia e kaloi Arabinë Saudite për t'u bërë furnizuesi më i madh i naftës në Kinë në vitin 2023, sipas të dhënave më të fundit të doganave kineze. Blerësi më i......

Çmimet e reja të referencës dhe zbritja e amortizimit- Ekspertja Kuka shpjegon se si do të ndikojnë në tregun e pasurive të paluajtshme
Me rritjen e çmimeve të referencës do të rriten edhe taksat për qytetarët. Qeveria ka paralajmëruar se pas Tiranës, çmimet e referencës do të rriten edhe për......

Çfarë duhet të bëjë Italia për të shmangur një ngadalësim ekonomik?!
Reformat e taksave dhe shpenzimeve janë të nevojshme në vendin ku borxhi publik është 140% e prodhimit të brendshëm bruto, thuhet në një raport të ri nga OECD.......

Mashtruesit e vajit të ullirit: Krimi më i madh është ai që fshihet pas rritjes së çmimit dhe mashtrimit!
Mashtrimi me vajin e ullirit është sërish në lajme pas 11 arrestimeve dhe sekuestrimit të 260,000 litrave produkt të dyshimtë në Spanjë në fund të vitit të......

“Proces i përshpejtuar për integrimin në BE” - Komisioni i Stabilizim-Asociimit/ Hasani: Rajoni ka nevojë për vendimmarrje të guximshme
Shqipëria ka nevojë për për qasje që ndihmojnë në zhvillimin e një procesi më të besueshëm dhe më të parashikueshëm anëtarësimi në Bashkimin Europian, çka i......

Reshje bore e ngrica në veri e juglindje - Në malin e Korabit orteku zë dy turistë nga Zvicra!
Vendi është përfshirë nga reshje bore dhe temeperatura të ulëta disa gradë nën zero duke krijuar vështirësi në lëvizje kryesisht në veri e juglindje. Në Qarkun......

Ndryshime në procedurat tenderuese - Përjashtohen operatorët që s’deklarojnë pronarin përfitues. Futet inteligjenca artificiale
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nisi shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin “Për prokurimin publik”, i cili sjell një sërë risish për procedurat......

Menaxhimi i burimeve ujore - Qeveria harton ligj të ri. Detyrim për plotësimin e kushteve të integrimit në BE
Menaxhimi i burimeve ujore do të kryhet përmes një ligji tërësisht të ri, teksa në Kuvend ka mbërritur drafti i propozuar nga qeveria. Sipas relacionit......