Planet për financimin e HEC Skavica - KESH gjen konsulentin e jashtëm, do vlerësojë aftësinë kredimarrëse të korporatës

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ofrojë konsulencën e jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të Skavicës.
Pas shpalljes së procedurës në faqen zyrtare, fitues është shpallur kompania Ernst & Young Albania”, me origjinë kapitali nga Qipro dhe Serbia. KESH nuk ka publikuar vlerën e ofertës të shpallur fituese, ndërkohë që gjtaë hapjes së tenderit përcaktohej se fondi limit ishte 450 mijë euro.
Një prej detyrave që do të ketë konsulenti është vlerësimi i aftësive financiare të KESH për të marrë kredi për financimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës. Po ashtu, kompania do të kryejë një rishikim të modelit aktual financiar për këtë vepër energjetike dhe të zhvillojë një model financiar që vlerëson tarifat e energjisë elektrike për ndërtimin dhe funksionimin e HEC-it të Skavicës në skenarë të ndryshëm. I gjithë vlerësimi financiar i kërkuar duhet të dorëzohet pranë KESH brenda 6 muajsh nga nënshkrimi i kontratës.
Sipas KESH, hidorcentrali i Skavicës synon kompletimin dhe maksimizimin e prodhimit të energjisë elektrike në Kasakdën e Drinit. Ndërkohë, studimi i fizibilitetit i kryer disa vite më parë, solli në tavolinë 2 variante, që parashikojnë madhësi të ndryshme të digës. Alternativa A parashikon një HEC me fuqi të instaluar prej 120 MW dhe me kosto prej 308 mln euro.
Ndërkaq, sa i takon alternativës B, parashikohet ndërtimi i një HEC-i me fuqi të instaluar 210 MW dhe kosto prej 510 mln euro. Ndërkohë, në vitin 2021 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nënshkroi kontratën e fazës së parë me kompaninë Bechtel International, që konsistonte në kryerjen e studimeve për hartimin e projektit përfundimtar të kësaj vepre hidroenergjetike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Cila është skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve? - Denaj: Bashkimi i tyre do rrisë standardet e prodhimeve dhe sigurinë ushqimore
Teksa prenzantoi Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj theksoi se bashkimi I......

Adresat/ Sa apartamente ka Shqipëria? - Çfarë mund të përfitojë biznesi dhe individët nga sistemi i ri
Në Kuvend është depozituar një nismë e re për aplikimin e një sistemi adresash, ku çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës. Por sa......

Gati strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024-2030 - Nga zbutja e varfërisë deri te mbështejta e PAK, sa parashikohet të shpenzohen?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2023. Një dër qëllimet kryesore është zbutja e varfërisë,......

Sa para tërhoqën shqiptarët në bankomat? - Mesatarisht 15,800 lekë në një transaksion
Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat......

Qyteti që shet shtëpitë per 1 dollarë secilën - Kushtet janë vetëm dy ndërsa pronat e lira 200
Qyteti amerikan i Baltimores ka nxjerrë në shitje 200 shtëpi për vetëm 1 dollarë secilën. Qëllimi është që blerësit privatë të investojnë dhe t’i......

4 tenderë për korridorin VIII - Fondi limit, 10 mld lekë për segmentet e aksit Elbasan – Qafë Thanë
10 mld lekë do të jetë fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor......

Greqia regjistron përmbysje në turizëm - Më shumë prenotine në Airbnb sesa në hotelet e vendit
Greqia rgjistron së fundmi një përmbysje në turizëm. Prenotimet në Airbnb janë shumë më të larta se në hotele përgjatë gjithë vitit në mbarë vendin. Në vitin......

Rikuperojnë Dollari amerikan dhe Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Paundi vijojnë rënien!
Dollari amerikan blihet sot me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm sipas kursit të këmbimit lokal në raport......