Shqipëria Postuar më 13 Janar 2023, 13:52

“Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin” - Shkelje edhe me dhënien e lejeve, KLSH: Deformim i tregut konkurrues në fushën energjetike

Nga SCAN TV
“Pezullimi i HEC-eve u bë në kundërshtim me ligjin” -

Pezullimi i procedurave për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël u bë në kundërshtim me ligjin”. Ky është një prej përfundimeve në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer pranë Ministrisë së Infrastrtukturës dhe Energjisë, publikuar pak kohë më parë. KLSH i referohet vendimit të marrë për periudhën shkurt-korrik 2019, që sipas auditimit bie në kundërshtim me ligjin, i cili vlerëson nevojën e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese dhe jo të pezullimit.

Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe një sërë shkeljesh në procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve për hidrocentrale nën 2 MW, kur ky proces nuk ka qenë i pezulluar. “Nga auditimi rezultoi se dosjet kanë mangësi të theksuara në dokumentacion në të gjithë fazën e aplikimit, mungesë shqyrtimi të thelluar në lidhje me autorësinë e përgatitjes së dokumentacionit nga specialistë të fushës të licencuar dhe në disa raste mos plotësim të kritereve nga ana e subjekteve aplikues”, - thuhet ndër të tjera në dokument.

Po ashtu, janë konstatuar mangësi të veprimtarisë së dokumentuar të komisionit të shqyrtimit të aplikimit, humbje e afatit të vlefshmërisë së lejeve dhe licencave për mungese përgjigjeje në kohë të institucioneve shtetërore, teksa dosjet e aplikuesve janë të pa sistemuara, pa protokolluara dhe të pa arkivuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Kjo situatë, sipas KLSH ndikon në mungesën e përdorimit me efektivitet eficiencë dhe ekonomi të pasurisë natyrore kombëtare, si dhe deformim të tregut konkurrues të fushës energjetike, me pasoja në bizneset dhe ekonominë në tërësi.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat