Pas ringritjes së shkurtër, euro përsëri nënçmim me lekun - Të premten monedha e përbashkët europiane në Shqipëri kthehet në vlera nën 116 lekë

Ndërsa në ditët e para të janarit nisi të jepte sinjale se po kthehej në raportet normale me lekun, Euro ka rënë ndjeshëm 3 ditët e fundit, duke ju kthyer nëncimit të fortë që pësoi ditët e fundit të vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këtë të premte kursi mesatar i këmbimit për monedhën e përbashkët ra në vlerën 115.88 lekë. Mesatarja e çmimit në blerje u raportua 115.57 lekë, ndërsa në shitje 116.18 lekë. Duhet kujtuar që nga data ditët e para të këtij viti, euro nisi të rikuperojë terren karshi lekut, duke arritur vlerën mesatare maksimale më 6 janar në vlerën 117.46. Gjë që gjithësesi zgjati vetëm një ditë , pasi leku nisi menjeherë tendencën mbiçmumese për ta thelluar fort tre ditët e fundit.
Dobësia në raport me lekun vijon të shaqet në një moment që monedha e përbashkët evropiane po fiton terren në tregjet ndërkombëtare. Kjo falë ndërhyrjeve të forta të Bankës Qendrore Evropiane, e cila edhe pse me vonesë veproi me rritjen e normës bazë të interesit, plus lajmeve më pak pesimiste për ekonominë e eurozonës. Shkak tjetër i rëndësishëm është edhe ngadalësimi i rritjes së normave nga ana e Rezervës Federale, e cila e bën më pak tërheqës dollarin amerikan.
Sa i përket tregut të brendshëm, duket se volumi i monedhës evropiane që qarkullon në vend është ende i lartë, edhe me lehtësimin e efektit sezonal. Ndërkohë që një faktor plus është situata e mirë hidrike, e cila ka reduktuar blerjet e energjisë në bursat ndërkombëtare, shkak për të cilin Korporatës Elektronoenergjitike Shqiptare nuk i është dashur të sigurojë sasi të konsiderueshme eurosh në tregun e brendshëm.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Aksidentet nga makinat e pasiguruara dhe të paidentifikuara, shlyhen 87% e dëmeve - Byroja e Sigurimeve del nga statusi “nën” monitorim pas 9 vitesh, u paguan nga fondi i kompensimit
Ligji i ri duket se ka gjetur zgjidhjen për aksidentet e shkaktuara nga makinat e pasiguruara, një plagë që shqetëson prej vitesh tregun shqiptar të......

Miliona lekë për bileta avioni - Vetëm 7 ministri dhe kryeministria planifikojnë 70.5 mln lekë shpenzime për 2023
70.5 mln lekë për blerjen e biletave ajrore. Kjo është shifra që planifikojnë të shpenzojnë Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri të linjës përgjatë vitit 2023,......

Eurodeputetëve të dënuar iu ndërpritet pensioni - Parlamenti europian prezanton 14 masat antikorrupsion
Duke folur për skandalin e Qatargate, Roberta Metsola, presidente e parlamentit europian, propozoi ndërprerjen e pensionit, por dhe masa të tjera ndaj......

“Duhet të pendohemi për Brexit”! - Deklarata e fortë e kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan
Një sulm i hapur ai i kryebashkiakut laburist të Londrës Sadik Khan, për Brexit. 2 vjet pas hyrjes përfundimtare në fuqi të divorcit nga Brukseli, ai akuzon......

Bora “harron” Alpet e Italisë - Dëmet për sektorin e turizmit llogariten në 50 milionë euro
Në Itali këtë dimër në Alpe nuk ka borë dhe pritja e pafundme për të është transformuar në një krizë të madhe për sektorim e turizmit në rajonet e përfshira.......

Pushimet në Greqi, 10-15% më shtrenjtë - Hotelierët në vend nënshkruajnë kontratat me operatorët turistikë
Hotelierët në Greqi kanë nënshkruar kontrata me operatorët kryesorë të huaj turistikë, me rritje çmimesh midis 10% dhe 15% për sezonin 2023. Këto rritje, që......

Katër tendencat e ekonomisë globale - Luhatshmëria e kursit të këmbimit, ndikim veçanërisht në zinxhirin e furnizimit
Një recesion i afërt, një krizë energjetike, inflacion që mbetet konstant deri në vitin 2024. Për të gjitha këto arsye, viti 2023 pritet të jetë një vit me......

Ceo i Apple i redukton pagën vetes me 40% - Tim Cook do të fitojë vetëm 49 milionë dollarë në 2023!
Apple redukton me 40% pagën e Ceo-s, Tim Cook, i cili kërkoi vetë një rivlerësim të pagës së tij pas kritikave të aksionerëve. Në vitin 2023 fitimet e tij do......