Shqipëria Postuar më 13 Janar 2023, 12:18

Miliona lekë për bileta avioni - Vetëm 7 ministri dhe kryeministria planifikojnë 70.5 mln lekë shpenzime për 2023

Nga SCAN TV
Miliona lekë për bileta avioni - Vetëm 7 ministri dhe

70.5 mln lekë për blerjen e biletave ajrore. Kjo është shifra që planifikojnë të shpenzojnë Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri të linjës përgjatë vitit 2023, ndërkohë që 3 të tjera nuk e kanë publikuar ende fondin, çka do të thotë se kjo shifër do të jetë edhe më e lartë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN shpenzimet më të larta për udhëtime me avion planifikohen nga Ministria e Mbrojtjes, me 25 mln lekë, ndërsa pas saj vijnë Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë dhe ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me nga 12 mln lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ajo e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave parashikojnë një fond limit prej 5 mln secili, ndërsa Ministria e Drejtësisë 3.5 mln lekë. Dikasteri i fundit, që ka publikuar vlerën e tenderëve që parashikon të zhvillojë për blieta avioni është Ministria e Arsimit dhe Sportit, me 3 mln lekë.

Ndërkaq, ministritë që nuk e kanë edhe publikik parashikimin për këto shpenzime janë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit.

Në shifrën prej 70.5 mln lekë përfshihen vetëm ministritë, dhe jo institucionet e varësisë, që gjithashtu planifikojnë miliona lekë shpenzime për udhëtime ajrore jashtë vendit. Po ashtu, në këtë vlerë nuk përfshihen bashkitë, që po ashtu planifikojnë shpenzimet e tyre për këtë qëllim.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat