Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Eksperti Naim Hasa parashtron tre opsione. Koha e duhur për miratimin e minimumit jetik

Pas thuajse 9 vitesh nga reforma e ndërmarrë, Qeveria po risheh mundësinë për ndryshimin e skemes së pensioneve. Eksperti i Sigurimeve Shoqërore Naim Hasa parashtron opsionet e mundshme.
Sipas tij reforma e 2014-s e përmbushi misionin e saj dhe tani ka ardhur koha që të vendoset sistemi vetëkapitalizues i detyruar, ç’ka do të kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë, një kontribut shoqëror që do duhet të përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe nje pjesë kontribut individual, që do derdhë në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.
Por nevoja për të ndërhyrë në ligj ka të bëjë jo vetëm me faktin që skema vijon të jetë deficitare, aktualisht niveli i deficitit është 2.24% e prodhimit të brendshëm bruto, por edhe me faktin që masa e përfitimit apo niveli i të ardhurave të një pensionisti vijon të jetë i ulët.
Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Hasa tha se deficiti në skemë është pasojë e drejtëpërdrejtë, veç papunësisë, informalitetit apo edhe mosdeklarimit real të pagave, edhe e skemës së kontributeve për të vetëpunësuarit. Aktualisht fermerët pagujnë shumë herë më pak në raport me të vetëpunësuarit në qytet por masa e përfitimit apo e pensionit është e njejtë.
Veç kësaj problem është edhe pjesëmarrja e ulët, çka do të thotë se vetëm 10 për qind e fermerëve derdhin sot kontribute. Nisur nga masa e ulët e pensionit për ata të cilët janë aktualisht në skemë por edhe ata të cilët dalin rishtazi, eksperti i sigurimeve shoqërore thotë se ky është momenti i duhur për miratimin e minimumit jetik, që do tju jap mundësi të moshuarve që të kenë pensione dinjitoze.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Mbi 666 mijë pensionistë do të kenë llogari bankare - Mete: Tarifa zero për një sërë shërbimesh në bankat tregtare
Së shpejti një sërë kategorish do të përfitojnë shërbime bankare me komision zero, duke synuar përfshirjen e tyre në sistemin financiar. Ministri i......

“100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë” - Qeveria e Kosovës: Bonuset shpërndahen me rastin e festave të fundvitit
Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro në formë bonusi me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Albin Kurti konfirmoi vendimin në mbledhjen e......

Heqja e shpejtë e qymyrit në Ballkanin Perëndimor nuk është aspak e pamundur!
Çështja e heqjes së qymyrit mbetet një temë e diskutueshme globalisht, siç u nënvizua edhe një herë gjatë COP28. Tani, tema është vendosur të jetë një pjesë......

BQK, lehtësi në financimin e fermerëve - Por, kreditimi i bujqësisë në Kosovë përbën vetëm 2.4% të totalit
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një rezyme të projektit që asistohet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare për rritjen e financimit për fermerët. Projekti ka......

Ndryshon video-survejimi në 6 pika doganore të Shqipërisë - Projekti 108 milionë lekë, sistem i ri kamerash e lexues targash
Pikat doganore të vendit do të ketë një sistem të ri kamerash për monitorimin e hyrje-daljeve. Aktualisht në degët doganore janë të instaluara sisteme CCTV të......

Ngec Bursa, AMF asistencë nga Departamenti i Thesarit të SHBA - Synim, emetimi i aksioneve të kompanive me kapital shtetëror dhe njësive vendore
Departamenti Amerikan i Thesarit po asiston Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për emetimin e aksioneve nga ana e kompanive shtetërore apo njësive të......

Ulet borxhi i jashtëm, por mbetet mbi 10 Miliardë euro - Tremujori III/ teprica e likuiditetit të qeverisë, në nivel të lartë nga Eurobondi
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë, borxhi i jashtëm i Qeverisë, ka shënuar rënie në të tretin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë......

Zvicra hedh ‘ujë të ftohtë’ në parashikimet e rritjes së PBB-së së vendit!
Zvicra ka ulur paksa parashikimin e saj të rritjes për vitin 2024 duke pasur parasysh një rënie të pritshme të eksporteve - një efekt trokitës i "momentit të......