Ngec Bursa, AMF asistencë nga Departamenti i Thesarit të SHBA - Synim, emetimi i aksioneve të kompanive me kapital shtetëror dhe njësive vendore

Departamenti Amerikan i Thesarit po asiston Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për emetimin e aksioneve nga ana e kompanive shtetërore apo njësive të qeverisjes vendore. Burime zyrtare nga AMF kanë pohuar për Scan TV se ekspertët amerikanë po bashkëpunojnë ngushtë për mundësimin e këtij projekti. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, po vlerësohet mundësia për të ofruar mbështetje teknike me qëllim nxitjen e emetimit të instrumenteve të borxhit nga kompanitë me kapital shtetëror, apo njësitë e qeverisjes vendore, për të financuar projektet e tyre të zhvillimit.
Ky, sipas AMF, është hapi i parë drejt një projekti ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të bashkëpunojnë në zbatim të Dokumentit Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”.
Ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit po bashkëpunojnë me autoritetin që prej mesit të nëntorit. Ata zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të Autoritetit, të institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe me grupe të tjera të interesit.
Në këto takime, ekspertët e Zyrës së Asistencës Teknike (OTA) vlerësuan harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator të tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së me direktivat e Bashkimit Evropian, si edhe me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre tregjeve.
Asistenca teknike fokusohet në dy drejtime kryesore: në fushën e sigurimeve dhe në atë të tregjeve të kapitalit. Në tregun e sigurimeve, asistenca synon forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse, përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, rritjen e standardeve për mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike, si dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për produktet dhe shërbimet financiare.
Bursa Shqiptare e Titujve, për herë të parë në verën e këtij viti ka listuar një kompani private, e cila emetoi obligacione nëpërmjet ofertës publike.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ulet borxhi i jashtëm, por mbetet mbi 10 Miliardë euro - Tremujori III/ teprica e likuiditetit të qeverisë, në nivel të lartë nga Eurobondi
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë, borxhi i jashtëm i Qeverisë, ka shënuar rënie në të tretin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë......

Zvicra hedh ‘ujë të ftohtë’ në parashikimet e rritjes së PBB-së së vendit!
Zvicra ka ulur paksa parashikimin e saj të rritjes për vitin 2024 duke pasur parasysh një rënie të pritshme të eksporteve - një efekt trokitës i "momentit të......

Myanmar, prodhuesi më i madh i opiumit në 2023 - Raporti i OKB “rrëzon” nga froni Afganistanin
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Myanmari do të bëhet prodhuesi më i madh i opiumit në botë në vitin 2023, duke lënë prapa Afganistanin pasi qeveria......

Kthesë historike në samitin e klimës COP28 - Arrihet marrëveshja për largimin nga karburantet fosile brenda 2050
Ministrat e qeverive që përfaqësojnë gati 200 vende arritën një marrëveshje që kërkon një tranzicion larg karburanteve fosile, pasi një propozim i mëparshëm u......

“Më shumë konkurrencë, më pak marzhe fitimi” - Moody’s “skanon” sektorin global të automjeteve
Perspektivë negative nga Moody's për industrinë e automjeteve. Sipas agjencisë së vlerësimit, pavarësisht rimëkëmbjes së shitjeve në vitin 2023 - 87.9 milionë,......

117 dollarë në sekondë, 11 milion në ditë - Shuma që Bill Gates fiton nga Microsoft dhe pasuritë e paluajtshme
Kompania amerikane Zippia, e cila ndërmjetëson punësimin dhe publikon të dhënat e biznesit, ka bërë të ditur se sa fiton në ditë bashkëthemeluesi i Microsoft......

FMN: Lufta e Dytë e Ftohtë për ekonominë globale - Fragmentimi i ekonomisë globale në blloqe, pushteti zhduk triliona dollarë në PBB
Ekonomia globale është në prag të një lufte të dytë të ftohtë që mund të ‘fshijë’ përparimin e bërë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Paralajmërimi u bë nga......

Pse FED do të ulë normat e interesit? - Arsyeja për ndryshimin e politikës do të rëndojë në shumë tregje
Pyetja më e rëndësishme me të cilën përballet ekonomia dhe tregjet e kapitalit vitin e ardhshëm nuk është nëse Rezerva Federale do të ulë normat e interesit,......