Bota Postuar më 13 Dhjetor 2023, 13:10

Myanmar, prodhuesi më i madh i opiumit në 2023 - Raporti i OKB “rrëzon” nga froni Afganistanin

Nga SCAN TV
Myanmar, prodhuesi më i madh i opiumit në 2023 - Raporti i OKB

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Myanmari do të bëhet prodhuesi më i madh i opiumit në botë në vitin 2023, duke lënë prapa Afganistanin pasi qeveria talebane goditi tregtinë e tij. Mianmari prodhoi rreth 1.080 tonë opium këtë vit – thelbësor për prodhimin e heroinës – sipas raportit të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Prodhimi i opiumit në Afganistan ra me rreth 95% në 330 ton pasi talebanët ndaluan kultivimin e lulekuqes në prill të vitit të kaluar, sipas UNODC. Investimet dhe praktikat gjithnjë e më të mira po përdoren në kultivimin e lulekuqes në Myanmar. Rajoni kufitar "Trekëndëshi i Artë" midis Mianmarit, Laosit dhe Tajlandës ka qenë prej kohësh një vatër e prodhimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës, veçanërisht metamfetaminës dhe opiumit.

Të korrat e lulëkuqes përbënin gati një të tretën e prodhimit të përgjithshëm bujqësor të Afganistanit vitin e kaluar. Vlera totale e vlerësuar e ‘ekonomisë së opiumit’ të Mianmarit ishte midis 1 miliard dhe 2.4 miliardë dollarë - ekuivalente me 1.7 % deri në 4.1 % të PBB-së së vendit në vitin 2022. Vitin e kaluar, Myanmar prodhoi 790 ton opium.

Ekonomia e ligjshme e Myanmar është shkatërruar nga konflikti dhe paqëndrueshmëria që kur ushtria mori pushtetin në vitin 2021, duke shtyrë shumë fermerë drejt kultivimit të lulekuqes. Aksesi i dobët në tregje dhe infrastrukturë qeveritare, si dhe inflacioni i shfrenuar duket se ka luajtur një rol të madh në vendimin e fermerëve në fund të vitit 2022 për të rritur më shumë lulekuqe.

Afganistani, prodhuesi më i madh në botë për disa vite, ka parë rënien e të korrave të tij pasi autoritetet talebane premtuan t'i japin fund prodhimit të paligjshëm të drogës. Kulturat e lulekuqes përbënin pothuajse një të tretën e prodhimit total bujqësor të vendit sipas vlerës vitin e kaluar, por sipërfaqja e përdorur për kultivimin e lulekuqes është zvogëluar nga 233.000 hektarë në fund të 2022-shit në 10.800 hektarë në 2023-shin.

Analistët thonë se ushtria, e cila përmbysi një qeveri të zgjedhur dhe mori pushtetin në vitin 2021, nuk është serioze për t'i dhënë fund tregtisë miliarda dollarëshe.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Dhjetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje gjatë natës por duke e nisur ditën në rënie sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat