Bota Postuar më 13 Dhjetor 2023, 11:29

117 dollarë në sekondë, 11 milion në ditë - Shuma që Bill Gates fiton nga Microsoft dhe pasuritë e paluajtshme

Nga SCAN TV
117 dollarë në sekondë, 11 milion në ditë - Shuma

Kompania amerikane Zippia, e cila ndërmjetëson punësimin dhe publikon të dhënat e biznesit, ka bërë të ditur se sa fiton në ditë bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili është ndër njerëzit më të pasur në botë.

Gates ishte njeriu më i pasur në botë për gati 20 vjet, dhe më pas ai u tejkalua nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Megjithatë, kur bëhet fjalë për pasurinë, ai është ende në mesin e elitës globale.

Siç raportohet nga Zippia, një person mesatarisht fiton 2.7 milionë dollarë në jetë, ndërsa Gates fiton tre deri në katër herë më shumë në ditë. Vlerësimet e shumës së saktë të të ardhurave të tij ditore ndryshojnë, por një prej tyre është se është 10.95 milionë dollarë, që është 117 dollarë për sekondë. Sipas një vlerësimi tjetër, bëhet fjalë për fitime ditore në shumën 7.6 milionë dollarë.

Microsoft është një nga burimet e fitimeve të Gates. Që kur ai themeloi këtë kompani me Paul Allen në 1975, ajo ka dominuar tregje të ndryshme teknologjike. Katër vjet më parë, ajo kishte një kapitalizim tregu prej një trilion dollarësh. Burimet e të ardhurave të Gates janë investimet në pasuri të paluajtshme.

Ai jep shumicën e të ardhurave të tij për bamirësi, kryesisht përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 13 Dhjetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje gjatë natës por duke e nisur ditën në rënie sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video