Nafta tregtohet pranë 76 USD - COP28 dështon të vendosë një datë për t’u larguar nga lëndët fosile

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, në pritje të politikave monetare të bankave qendrore dhe të inflacionit në SHBA. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga dyshimet se ulja e prodhimit nga OPEC+ vitin e ardhshëm do të eklipsohet nga mbifurnizimi i tregut dhe nga kërkesa e dobët. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që së bashku njihen si OPEC+, janë zotuar të ulin prodhimin me 2.2 milionë fuçi në ditë, në tremujorin e parë të vitit 2024.
Por investitorët mbeten skeptikë se oferta totale do të bjerë, pasi pritet rritje e prodhimit në vendet jo anëtare të OPEC, për ta çuar tregun në suficit vitin e ardhshëm. Si nafta bruto ashtu edhe nafta Brent janë në një strukturë tregu “kontango”, që ndodh kur kontratat afatshkurtra janë më pak në numër se kontratat e mëvonshme. Kjo tregon se investitorët mendojnë se ka kërkesë më të ulët për naftë bruto për muajt e ardhshëm.
Ndër zhvillimet e tjera, një draft i një marrëveshjeje të mundshme klimatike në samitin COP28, sugjeroi masat që vendet duhet të marrin për të ulur emetimet e gazrave serrë, por nuk përcaktoi një fazë për largimin nga lëndët djegëse fosile që kanë kërkuar shumë vende.
Ky draft mori kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe nga vendet që cenohen nga klima. Një koalicion prej më shumë se 100 vendesh kishte kërkuar një marrëveshje që do të premtonte për herë të parë një fund të epokës së naftës, por përballet me kundërshtimin nga anëtarët e OPEC. Përveç negociatave në COP28, tregu po vëzhgon gjithashtu politikat e normave të interesit të bankave qendrore kryesore, si dhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Euro rritet drejt 1.08 USD - Inflacioni në SHBA dhe bankat qendrore, përcaktuese për ecurinë
Euro është rritur ndjeshëm përballë dollarit amerikan, gjatë sesionit të sotëm, duke u ngjitur në rreth 1.08. Investitorët janë në pritje të të dhënave mbi......

Ari ngjitet sërish në mbi 2,000 USD - Investitorët presin bankat qendrore dhe inflacionin në SHBA
Ari po qëndron në rritje të lehtë dhe po tregtohet pranë 2,000 dollarëve, ndërsa në sesionin e kaluar preku nivelin më të ulët në 3 javët e fundit. Megjithatë,......

Bitcoin rikuperon një pjesë të humbjeve - El Salvadori pritet të emetojë obligacionet e para në bitcoin
Bitcoin është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 8% në sesionin e kaluar. Sipas përllogaritjeve, kontratat “futures” në tregun e......

Tregjet presin inflacionin në SHBA - Parashikohet të jetë ngadalësuar në 3.1% për nëntorin
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa volumi i tregtisë është i ulët pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më......

Mete me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi......

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore 2 – Rama: Brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2 Sipas njoftimit ky......

“Është vetëm fillim i trajtimit të qelizave” - FDA miraton dy terapi gjenetike për sëmundjen e qelizave “drapër”
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi të premten dy terapi gjenetike për sëmundjen e qelizave drapër, duke e bërë njërën prej tyre......

Rritje për eurozonën ndërsa ndjenjat ekonomike arrijnë nivelin më të lartë në 10 muaj!
Ndjenja ekonomike në eurozonë për gjashtë muajt e ardhshëm është rritur në 23 në dhjetor, duke arritur pikën më të lartë në 10 muaj dhe duke befasuar......