Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2023, 11:43

Ulet borxhi i jashtëm, por mbetet mbi 10 Miliardë euro - Tremujori III/ teprica e likuiditetit të qeverisë, në nivel të lartë nga Eurobondi

Nga SCAN TV

Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë, borxhi i jashtëm i Qeverisë, ka shënuar rënie në të tretin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë eurove. Shifrat e saporaportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se Stoku i Borxhit të Jashtëm Bruto rezulton 10,143 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit, nga 10,195 miliardë në të dytin. Duhet nënvizuar se rritja e fortë e borxhit të jashtëm gjatë tremujorit të dytë i dedikohet në masë të madhe Eurobondit prej 600 milionë eurosh të emetuar nga Qeveria në qershor të këtij viti. Gjithsesi, rritja rezulton e fortë krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur borxhi i jashtëm bruto rezultonte 9,893 miliardë euro, ose 2.5% më i ulët.

Duket se shkaku kryesor i kësaj rënije janë shlyerjet e mëdha për këtë tremujor. Huamarrja neto në tregun e huaj rezultoi negative prej 6.6 miliardë lekësh në tremujorin e tretë, si pasojë e shlyerjeve të principalit mbi borxhin e huaj në masë më të lartë sesa disbursimet e fondeve nga jashtë. Megjithatë, teprica e likuiditetit të qeverisë mbetet në nivel të lartë, si pasojë e Eurobond-it të emetuar në tremujorin e dytë të këtij viti, si edhe rritjes së ngadaltë të shpenzimeve kundrejt rritjes më të shpejtë të të ardhurave buxhetore.

Megjithatë, i parë në total, Pas një rënie të lehtë në vitin 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë nëntëmujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose më shumë se 13 miliardë euro. Për herë të parë borxhi publik në 2023 ka kaluar nivelin e 13 miliardë eurove, duke u shtuar me plot 1 miliardë euro në harkun kohor të nëntë muajve.

Krahasuar me vitin 2020, kur totali i huasë qeveritare ishte dicka më pak se 9.9 miliardë euro, borxhi publik është shtuar me plotë 3 miliardë euro.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Dhjetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke regjistruar rritje gjatë natës por duke e nisur ditën në rënie sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat