BQK, lehtësi në financimin e fermerëve - Por, kreditimi i bujqësisë në Kosovë përbën vetëm 2.4% të totalit

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një rezyme të projektit që asistohet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare për rritjen e financimit për fermerët. Projekti ka një rëndësi të veçantë për faktin se fermerëve do t’u mundësonte qasje më të lehtë në financa, kushte më të favorshme dhe qëndrueshmëri të investimit, për shkak të reduktimit të rrezikut nga produktet e sigurimit bujqësor.
Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, synohet rritja e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së zhvillimit pa u bërë barrë e ndihmave shtetërore për mbulimin e humbjeve që lidhen me ngjarjet klimatike.
Guvernatori Ismaili, i ka rekomanduar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që me rastin e hartimit të politikave të tilla të mundësojë që sigurimet bujqësore të jenë parakushte për fermerët kur përfitojnë grante dhe subvencione, që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve, rendimenteve dhe sektorit në tërësi.
Sipas tij, që kur ka filluar zyrtarisht projekti e deri më tani, kreditimi për sektorin e bujqësisë ka shënuar rritje me 22.8 milionë euro apo 50.7%, në 67.9 milionë euro. Ndërsa nga institucionet e mikrofinancës ka shënuar rritje për 37.1 milionë euro, në një total prej 54.2 milionë euro. Kreditimi në sektorin e bujqësisë të Kosovës përbën vetëm 2.4% të totalit të kredive, apo 1.4% të Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.
Aktualisht, bujqësia kontribuon me rreth 8% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe regjistron një normë të kredive me probleme prej 3.8% të totalit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Ndryshon video-survejimi në 6 pika doganore të Shqipërisë - Projekti 108 milionë lekë, sistem i ri kamerash e lexues targash
Pikat doganore të vendit do të ketë një sistem të ri kamerash për monitorimin e hyrje-daljeve. Aktualisht në degët doganore janë të instaluara sisteme CCTV të......

Ngec Bursa, AMF asistencë nga Departamenti i Thesarit të SHBA - Synim, emetimi i aksioneve të kompanive me kapital shtetëror dhe njësive vendore
Departamenti Amerikan i Thesarit po asiston Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për emetimin e aksioneve nga ana e kompanive shtetërore apo njësive të......

Ulet borxhi i jashtëm, por mbetet mbi 10 Miliardë euro - Tremujori III/ teprica e likuiditetit të qeverisë, në nivel të lartë nga Eurobondi
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë, borxhi i jashtëm i Qeverisë, ka shënuar rënie në të tretin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë......

Zvicra hedh ‘ujë të ftohtë’ në parashikimet e rritjes së PBB-së së vendit!
Zvicra ka ulur paksa parashikimin e saj të rritjes për vitin 2024 duke pasur parasysh një rënie të pritshme të eksporteve - një efekt trokitës i "momentit të......

Myanmar, prodhuesi më i madh i opiumit në 2023 - Raporti i OKB “rrëzon” nga froni Afganistanin
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Myanmari do të bëhet prodhuesi më i madh i opiumit në botë në vitin 2023, duke lënë prapa Afganistanin pasi qeveria......

Kthesë historike në samitin e klimës COP28 - Arrihet marrëveshja për largimin nga karburantet fosile brenda 2050
Ministrat e qeverive që përfaqësojnë gati 200 vende arritën një marrëveshje që kërkon një tranzicion larg karburanteve fosile, pasi një propozim i mëparshëm u......

“Më shumë konkurrencë, më pak marzhe fitimi” - Moody’s “skanon” sektorin global të automjeteve
Perspektivë negative nga Moody's për industrinë e automjeteve. Sipas agjencisë së vlerësimit, pavarësisht rimëkëmbjes së shitjeve në vitin 2023 - 87.9 milionë,......

117 dollarë në sekondë, 11 milion në ditë - Shuma që Bill Gates fiton nga Microsoft dhe pasuritë e paluajtshme
Kompania amerikane Zippia, e cila ndërmjetëson punësimin dhe publikon të dhënat e biznesit, ka bërë të ditur se sa fiton në ditë bashkëthemeluesi i Microsoft......