Mbi 666 mijë pensionistë do të kenë llogari bankare - Mete: Tarifa zero për një sërë shërbimesh në bankat tregtare

Së shpejti një sërë kategorish do të përfitojnë shërbime bankare me komision zero, duke synuar përfshirjen e tyre në sistemin financiar.
Ministri i Financave Ervin Mete, ka prezantuar në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, ku sipas tij synon hapjen e llogarive me shërbime bazike në bankat e nivelit të dytë për disa shtresa vulnerabël, duke ofruar tarifa zero ose të diferencuara.
Ndërsa Drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë dha disa detaje më tepër mbi kategoritë që përfitojnë.
Siopas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë.
E thënë ndryshe, vetëm 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit.
Vetëm nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, kategorisë së pensionistëve do t’u kursehet në total një shumë prej 133 milionë lekësh në vit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë” - Qeveria e Kosovës: Bonuset shpërndahen me rastin e festave të fundvitit
Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro në formë bonusi me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Albin Kurti konfirmoi vendimin në mbledhjen e......

Heqja e shpejtë e qymyrit në Ballkanin Perëndimor nuk është aspak e pamundur!
Çështja e heqjes së qymyrit mbetet një temë e diskutueshme globalisht, siç u nënvizua edhe një herë gjatë COP28. Tani, tema është vendosur të jetë një pjesë......

BQK, lehtësi në financimin e fermerëve - Por, kreditimi i bujqësisë në Kosovë përbën vetëm 2.4% të totalit
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë një rezyme të projektit që asistohet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare për rritjen e financimit për fermerët. Projekti ka......

Ndryshon video-survejimi në 6 pika doganore të Shqipërisë - Projekti 108 milionë lekë, sistem i ri kamerash e lexues targash
Pikat doganore të vendit do të ketë një sistem të ri kamerash për monitorimin e hyrje-daljeve. Aktualisht në degët doganore janë të instaluara sisteme CCTV të......

Ngec Bursa, AMF asistencë nga Departamenti i Thesarit të SHBA - Synim, emetimi i aksioneve të kompanive me kapital shtetëror dhe njësive vendore
Departamenti Amerikan i Thesarit po asiston Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për emetimin e aksioneve nga ana e kompanive shtetërore apo njësive të......

Ulet borxhi i jashtëm, por mbetet mbi 10 Miliardë euro - Tremujori III/ teprica e likuiditetit të qeverisë, në nivel të lartë nga Eurobondi
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë, borxhi i jashtëm i Qeverisë, ka shënuar rënie në të tretin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë......

Zvicra hedh ‘ujë të ftohtë’ në parashikimet e rritjes së PBB-së së vendit!
Zvicra ka ulur paksa parashikimin e saj të rritjes për vitin 2024 duke pasur parasysh një rënie të pritshme të eksporteve - një efekt trokitës i "momentit të......

Myanmar, prodhuesi më i madh i opiumit në 2023 - Raporti i OKB “rrëzon” nga froni Afganistanin
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Myanmari do të bëhet prodhuesi më i madh i opiumit në botë në vitin 2023, duke lënë prapa Afganistanin pasi qeveria......