Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2023, 14:57

Pagat e punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit - Gati pr/ligji, në “ngërç” ish-punonjësit. Nuk rezultojnë të regjistruar në tatime

Nga SCAN TV
Pagat e punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit -

Është hedhur për Konsultim Publik projektligji “Për pagesën e Punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Synimi i këtij projektligji është saktësimi i kërkesave dhe kritereve, mënyra se si do të procedohet për të ndjekur trajtimin finaciar si dhe pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan.

Në projektligj theksohet se në lidhje me pagesat, do të kryhen në bazë të listë-pagesave për pagat dhe deklarimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e KMP-së për 4 vite, përkatësisht për vitet janar 2017-dhjetor 2023.

Ndërkohë në projektligj theksohet se do të përjashtohen gjobat dhe kamatëvonesat e krijuara në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pasi janë detyrime që nuk prekin interesat e punonjësve dhe ish-punonjësve të KMP-së.

Gjithashtu projektligji përmban dokumentacionin shoqërues që administrata e Kombinatit Mekanik Poliçan ka dërguar pranë Ministrisë së Mbrojtjes për detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të ndërmarrjes, për paga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të dhënat identitifkuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS, ku janë të punësuar si dhe të dhënat identifikuese të përfituesit si emri, mbiemri numri personal i identifikimit si dhe numri i llogarisë rrjedhëse dhe emri i bankës përkatëse.

Ndërkaq, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në këtë projektligj thekson se: “Neni 1 i projektligjit deklaron se pagesa e detyrimeve për pagat dhe sigurimet shoqërore bëhet sipas listës bashkëlidhur, por kjo listë mungon në praktikën shkresore të dërguar për mendim. Për këtë arsye kërkojmë që projektligji duhet të bashkëlidhë edhe listën e punonjësve, duke përcaktuar për secilin prej tyre nëse përfshihen në grupin e punonjësve aktualë ose në atë të ish-punonjësve.”

Por përsa i përket ish-punonjësve, parë në këndvështrimin buxhetor, mbetet e paqartë mënyra sesi do të paguhen pasi ata nuk rezultojnë të jenë të regjistruar në regjistrin e tatimeve.

Më tej në projektligj theksohet se në çdo rast, nëse ish-punonjësit do të regjistrohen në sistemin elektronik të tatimeve, krahas detyrimeve do të kenë edhe gjoba e kamatëvonesa. Për këtë arsye është e nevojshme të sqarohet nëse këto kosto janë përllogaritur ose jo në efektet financiare të këtij projektligji.

Diamila Leka/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat