OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania, tashmë një e vetme - Pas ’’Euromoney“, OTP Bank Albania merr çmimin e dytë për këtë vit nga ’The Banker“

OTP Bank Albania njoftoi në datë 1 dhjetor 2022, përmbylljen e objektivit të parë të procesit të shkrirjes mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania; të dy bankat do operojnë nën emrin OTP Bank Albania. Si rezultat i bashkimit OTP Bank Albania pozicionohet si banka të tretë më të madhe në tregun bankar në terma të portofolit të kredive me 16.3% të tregut në vend.
Nga data 1 Dhjetor 2022, të dy bankat do të operojnë si një entitet. Shënojmë se Alpha Bank Albania pushon së ekzistuari duke u shkrirë kësisoj me OTP Bank Albania (anëtare e Grupit OTP). Në këtë moment, lidhur me bashkimin, klientët e Alpha Bank Albania nuk kanë nevojë të bëjnë gjë dhe të gjithë do të mbahen në komunikim të vazhdueshëm rreth momenteve kyç të procesit të integrimit. Si rezultat i këtij bashkimi, klientët e të dy bankave do përfitojnë nga një rrjet i zgjeruar i degëve, rrjetin më të madh në Shqipëri të mirë-pozicionuar të rreth 200 ATM shumë funksionale, rrjet i gjerë i POS-ve, si dhe më shumë produkte të volitshme dhe shërbime inovative. Ndryshimi më i rëndësishëm që klientët do hasin në ditët e para është fakti që logo dhe ngjyrat gradualisht do bëhen të gjelbërta në të gjithë rrjetin.
Klientët mund të veprojnë lirisht në çdo degë, në rrjetin me të madh në vend me rreth 200 ATM dhe POS me logo të OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania. Në periudhën në vijim, fokusi i OTP Bank Albania do jetë mbajtja në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit dhe vijimi me sukses i procesit të integrimit.
’’Kemi finalizuar objektivin tonë të parë që kishim lidhur me projektin e bashkimit mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Është ky momenti për të ndarë mirënjohjen time për të gjithë kolegët që po punojnë me përkushtimin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të sjellin në jetë me sukses këtë projekt dinamik dhe kompleks. Është pikërisht ‘arritja e një procesi kalimi të rrjedhshëm dhe të lehtë për klientët tanë’ motivi që na drejton, duke vështruar me entuziazëm drejt së ardhmes së përbashkët për shërbim më cilësor, rrjet më të zgjeruar, produkte më tërheqëse dhe zgjidhje inovative. Ne jemi të vendosur të bëhemi Banka më e mirë në Shqipëri. » deklaroi Z. Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania.
Në ditën e bashkimit të bankave, çastit kuptimplotë për bankën OTP Albania, i shtohet edhe lajmi i jashtëzakonshëm që banka OTP Albania është njohur nga ’’The Banker“ pjesë e Financial Times, si “Banka e vitit 2022”.
Sipas ’The Banker’, “Fituesi i çmimit për Shqipërinë si banka më e mirë për vitin 2022, OTP Bank Albania, ka qenë shembulli më i mirë i rritjes dhe zhvillimit. Banka ka rritur kapitalin e saj, si dhe totalin e aktiveve, me 19% në 2021, me fitime neto vjetore nga 8% në 2020 në 26%. Banka gjithashtu kishte kthimin më të lartë nga kapitali në sektorin bankar shqiptar, me 18.5%.
Që nga çmimet e fundit, OTP Albania ka lançuar pjesen e parë të përmirësimeve të bankingut online, duke ofruar një platformë online më të avancuar si për bizneset ashtu edhe për klientët individë. Pjesa e dyte e përmirësimeve do realizohet ne harkun e pak javeve dhe do të zgjerojë numrin e ofertave digjitale, duke përfshirë pagesat e faturave nëpërmjet kodit QR, nënshkrimin dixhital, menaxhimin e kartave dhe shume risi te tjera.
Në fund të vitit 2021, OTP Albania u bë gjithashtu banka e parë dhe deri tani e vetmja në Shqipëri që prezantoi shërbimet automatike për transaksionet në valutë. Banka tani ka filluar zbatimin e një projekti tjetër të rëndësishëm – një mjet për dhënien e kredisë që do të mundësojë menaxhimin e fluksit të kredisë, nga fillimi në fund, në një mjedis digjital, si dhe ka nisur gjithashtu strategjitë që lidhen me segmentin e bujqësisë dhe kreditë për blerje banese.
SCAN
Sondazh

Numri i aplikimeve për azil afrohet pranë 10,000 - Gjatë nëntë muajve rreth 27% më shumë se vitin e kaluar, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i aplikimeve për azil gjatë muajit shtator ka arritur në 1,415 sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian”......

Brazili legalizon Crypto-n si mënyrë pagese - Pas parlamentit, vendimi duhet miratuar nga qeveria
Ndërkohë që Brazili ende nuk e ka ende të ligjshëm Bitcoin siç bëri El Salvador vitin e kaluar, kombi i Amerikës Jugore ka miratuar një ligj që legalizon......

Dimri përshkallëzon konkurrencën për gaz - Meteorologët parashikojnë temperatura të acarta
Shërbimet meteorologjike në Europë parashikojnë një dimër të ashpër me temperatura që pritet të shënojnë rekorde të reja. Në këtë situatë Europa dhe Azia janë......

Ndërprerje e programuar e energjisë në Francë - Vendimi i qeverisë, për t’u përballur me krizën energjetike
Francezët duhet të përgatiten për një dimër me kufizime të programuara të furnizimit me energji. Vendimi i qeverisë arsyetohet me krizën energjetike dhe......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 60 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 14.6 mln lekë
60 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

Lekë apo euro? Çfarë kredie po preferojnë bizneset - Huaja u rrit me 19% deri në tetor, shkak reflektimi i normës bazë te interesat
Ndërsa kredia në lekë ka nisur të reflektojë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të bankës së Shqipërisë, bizneset i janë drejtuar gjatë muajve të fundit......

Nismë për “fuqizimin” e bletarisë - Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. Gjatë......

Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor - Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia......