Ndërprerje e programuar e energjisë në Francë - Vendimi i qeverisë, për t’u përballur me krizën energjetike

Francezët duhet të përgatiten për një dimër me kufizime të programuara të furnizimit me energji. Vendimi i qeverisë arsyetohet me krizën energjetike dhe problemet në centralet e prodhimit të energjisë bërthamore në vend
Qeveria franceze prezantoi një plan për ndërprerje të mundshme të programuara të furnizimit me energji gjatë dimrit, për të përballuar krizën energjetike. Ndërprerjet do të lajmërohen më parë dhe do të zgjasin dy orë në zona të ndryshme të vendit.
Shkollat dhe mensat mund të mbyllen sipas vendimit të qeverisë, e cila iu kërkoi bashkive që të reduktojnë konsumin e energjisë me 62% duke ruajtur shërbimet e rëndësishme si spitalet dhe kazermat e zjarrfikësve.
Dhe shërbimet e hekurudhave mund të reduktohen për të shmangur që trendta të ndalojnë në mes të udhëtimit. Ndërprerjet e kontrolluara të energjisë do të ndodhin në orarin e kulmit të konsumit, në mëngjes ose në darkë.
Një faqe në internet do i lejojë qytetarët që të informohen nëse dhe zona ku banojnë do të preket nga ky vendim. Problemet me furnizimin me energji bërthamore janë dhe arsyeja e kësaj situate: gjysma e centraleve bërthamore franceze janë mbyllur për riparime.
Objektivi është shmangia e incidenteve të pakontrolluara që mund të fusin në krizë të gjithë rrjetin, me moton që prodhimi të jetë i barabartë me konsumin
Qeveria franceze i bëri apel qytetarëve që të kursejnë energjinë për të shmangur domosdoshmërinë e zbatimit të planit. Ndërkohë në 9 dhjetor do të ketë një testim në nivel kombëtar të planit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 60 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 14.6 mln lekë
60 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

Lekë apo euro? Çfarë kredie po preferojnë bizneset - Huaja u rrit me 19% deri në tetor, shkak reflektimi i normës bazë te interesat
Ndërsa kredia në lekë ka nisur të reflektojë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të bankës së Shqipërisë, bizneset i janë drejtuar gjatë muajve të fundit......

Nismë për “fuqizimin” e bletarisë - Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. Gjatë......

Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor - Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia......

Reduktohen vendet e lira të punës në SHBA - 1.7 njësi për çdo person të papunë në vend
Më pak vende të lira pune dhe një treg i kufizuar punësimi në Shtette e Bahskuara të Amerikës, bën që ekonomistët të vizatojnë një panoramë të zymtë për muajt......

Tesla prezanton modelin e saj të ri të kamionit elektrik! (FOTOT)
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s zbuloi versionin e prodhimit të Tesla Semi të shumëpritur të prodhuesit të EV-ve, një gjysmë kamioni komercial i klasës 8......

Pse pavarësisht kolapsit të tregut të kriptove Ripple vazhdon të forcohet në mënyrë konstante?!
Ripple është ende optimist, pavarësisht lajmeve se Coinbase Wallet do të ndalojë së mbështeturi këtë aset në të ardhmen e afërt. Që nga 1 dhjetori, kuotat e......

CFTC paralajmëron: SHBA duhet të forcojë rregullimin e aseteve dixhitale për të mbrojtur investitorët dhe konsumatorët
Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë rregullimin e tregtimit të aktiveve financiare dixhitale dhe mbikëqyrjen e platformave që kryejnë transaksione me to, tha......