Reduktohen vendet e lira të punës në SHBA - 1.7 njësi për çdo person të papunë në vend

Më pak vende të lira pune dhe një treg i kufizuar punësimi në Shtette e Bahskuara të Amerikës, bën që ekonomistët të vizatojnë një panoramë të zymtë për muajt në vazhdim. Aktualisht në treg janë 1.7 vende pune në dispozicion për çdo të papunë në vend
Rritja e vendeve të lira të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më e vogla në dy vjet në muajin nëntor, pasi shqetësimet në rritje për një recesion të mundshëm shtuan kërkesën për punësim. Një situatë e tillë mund t’i japë besimin e duhur Rezervës Federale për të filluar ngadalësimin e ritmit të rritjes së normave të interesit këtë muaj.
Raporti i punësimit i analizuar nga Departamenti amerikan i punës, i cili gjithashtu pritet të tregojë një moderim të vazhdueshëm në rritjen e pagave muajin e kaluar, do të pasonte lajmin për një ngadalësim të inflacionit në muajin tetor.
Por gjithësesi tregu i punës në vend mbetet ende i kufizuar me 1.7 vende pune të lira për çdo person të papunë në muajin tetor. Kjo detyron FED të qëndrojë në rrugën e shtrëngimit monetar të paktën gjatë gjysmës së parë të vitit 2023. Forca e tregut të punës është gjithashtu një nga arsyet për të cilat ekonomistët besojnë se një recesion i pritshëm vitin e ardhshëm do të ishte i shkurtër në kohë dhe i cekët.
Anketimi i sipërmarrjeve tregoi se listat e pagave jo bujqësore u rritën me 200 mijë vende pune muajin e kaluar, sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Reuters me ekonomistët. Kjo është shifra më e vogël që nga dhjetori 2020, pas rritjes me 261 mijë në muajin tetor. Pritshmëritë ishin nga 133 mijë deri në 270 mijë.
Sondazhi i Reuters, gjithësesi u zhvillua përpara një raporti të Institutit për Menaxhimin e Furnizimit, i cili tregoi tkurrjen e prodhimit në nëntor për herë të parë në 2 vjet, me një masë të punësimit në fabrikë që ra ndjeshëm. Kjo bëri që disa ekonomistë të ulnin parashikimet e tyre për pagat në nëntor.
Listat e pagave të tetorit mund të rishikohen më poshtë pasi anketa e familjeve, nga e cila rrjedh shkalla e papunësisë, tregoi një humbje prej 328 mijë vendeve të punës atë muaj, gjë që ekonomistët thanë se mund të ketë një ndikim në numërimin e punësimit për nëntorin. Rritja e punësimit ishte mesatarisht 407 mijë vende pune në muaj këtë vit krahasuar me 562 mijë në vitin 2021.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tesla prezanton modelin e saj të ri të kamionit elektrik! (FOTOT)
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s zbuloi versionin e prodhimit të Tesla Semi të shumëpritur të prodhuesit të EV-ve, një gjysmë kamioni komercial i klasës 8......

Pse pavarësisht kolapsit të tregut të kriptove Ripple vazhdon të forcohet në mënyrë konstante?!
Ripple është ende optimist, pavarësisht lajmeve se Coinbase Wallet do të ndalojë së mbështeturi këtë aset në të ardhmen e afërt. Që nga 1 dhjetori, kuotat e......

CFTC paralajmëron: SHBA duhet të forcojë rregullimin e aseteve dixhitale për të mbrojtur investitorët dhe konsumatorët
Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë rregullimin e tregtimit të aktiveve financiare dixhitale dhe mbikëqyrjen e platformave që kryejnë transaksione me to, tha......

Bitcoin-et tuaja janë të ngrira: Binance ka pezulluar tërheqjen e parave!
Shkëmbimi më i madh i kriptove Binance njoftoi pezullimin e tërheqjes së fondeve nga klientët për shkak të një sulmi hakeri në platformën Ankr, një ofrues i......

Një komb i tërë dëshiron të shkojë tërësisht në Metaverse!
Një komb i Paqësorit po mendon të kalojë në Metaverse: nuk është komploti i një filmi fantastiko-shkencor, por propozim-provokimi i Simon Kofe, ministër i......

Me një vlerë tregu rreth 2 trilion dollarë - Ja miliarderët më të pasur të kriptove në botë
Pavarësisht nga të gjitha ngritjet dhe uljet e monedhave dixhitale, kësaj zone nuk i mungojnë paratë, mund të fitoni para në tregun e kriptove, i cili......

35% e milionerëve thonë se “do të duhet një mrekulli” për të qenë gati për pension!
Një milion dollarë nuk është më ai që ishte. Ka më shumë milionerë në SHBA dhe globalisht se kurrë më parë, me afro 24.5 milionë milionerë në mbarë vendin që......

OPEC+ do të shqyrtojë shkurtime më të thella të prodhimit të naftës!
Prodhuesit e naftës OPEC dhe jo-OPEC mund të imponojnë shkurtime më të thella të prodhimit të naftës të dielën, thanë analistët e energjisë, pasi aleanca me......