Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 60 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 14.6 mln lekë

60 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industral përgjatë përiudhës janar – nëntor të këtij viti.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, vlera totale e masave administrative arrin në 14 675 000 lekë, ndërkohë që disa prej shkeljeve të konstatuara lidhen me ushtrim i veprimtarisë e tij jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe teknike, mungesë të dokumentacionit të nevojshëm lidhur me kontratat e furnizimit apo mungesë të projekteve teknike.
Po ashtu, shumë prej subjekteve janë penalizuar, pasi nuk kanë plotësuar në kohë detyrat e lëna nga inpektorët, ku nuk mungojnë as institucione arsimore si kopshte apo shkolla, ndërsa pjesë e penalizimeve me gjobë janë edhe subjektet që tregtojnë karburant jashtë normave të lejuara. Megjithatë, pavarësisht gjobitjeve të herë pas hershme, ISHTI duket se ka hasur vështirësi në mbledhjen e të gjitha detyrimeve nga subjektet.
Kjo pasi, ky dikaster publikoi listën e debitorëve, duke filluar nga vitit 2007 e deri në vitin 2020, duke renditur të gjithë subjektet publikë, privatë apo individë, të cilët nuk kanë likujduar detyrimet e që për pasojë rezutojnë borxhlinj ndaj këtij institucioni.
Vlera totale e këtyre detyrimeve arrinte në 127.6 mln, ndërkohë që 2020-a ishte viti me detyrimin më të lartë të papaguar, me 29.8 mln lekë, ndërsa që pas tij vinte viti 2015 me 18.9 mln lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Lekë apo euro? Çfarë kredie po preferojnë bizneset - Huaja u rrit me 19% deri në tetor, shkak reflektimi i normës bazë te interesat
Ndërsa kredia në lekë ka nisur të reflektojë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të bankës së Shqipërisë, bizneset i janë drejtuar gjatë muajve të fundit......

Nismë për “fuqizimin” e bletarisë - Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. Gjatë......

Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor - Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia......

Reduktohen vendet e lira të punës në SHBA - 1.7 njësi për çdo person të papunë në vend
Më pak vende të lira pune dhe një treg i kufizuar punësimi në Shtette e Bahskuara të Amerikës, bën që ekonomistët të vizatojnë një panoramë të zymtë për muajt......

Tesla prezanton modelin e saj të ri të kamionit elektrik! (FOTOT)
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s zbuloi versionin e prodhimit të Tesla Semi të shumëpritur të prodhuesit të EV-ve, një gjysmë kamioni komercial i klasës 8......

Pse pavarësisht kolapsit të tregut të kriptove Ripple vazhdon të forcohet në mënyrë konstante?!
Ripple është ende optimist, pavarësisht lajmeve se Coinbase Wallet do të ndalojë së mbështeturi këtë aset në të ardhmen e afërt. Që nga 1 dhjetori, kuotat e......

CFTC paralajmëron: SHBA duhet të forcojë rregullimin e aseteve dixhitale për të mbrojtur investitorët dhe konsumatorët
Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë rregullimin e tregtimit të aktiveve financiare dixhitale dhe mbikëqyrjen e platformave që kryejnë transaksione me to, tha......

Bitcoin-et tuaja janë të ngrira: Binance ka pezulluar tërheqjen e parave!
Shkëmbimi më i madh i kriptove Binance njoftoi pezullimin e tërheqjes së fondeve nga klientët për shkak të një sulmi hakeri në platformën Ankr, një ofrues i......