Lekë apo euro? Çfarë kredie po preferojnë bizneset - Huaja u rrit me 19% deri në tetor, shkak reflektimi i normës bazë te interesat

Ndërsa kredia në lekë ka nisur të reflektojë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të bankës së Shqipërisë, bizneset i janë drejtuar gjatë muajve të fundit huasë në monedhën e përbashkët evropiane. Ka qenë biznesi i mesëm ai që ka pasur më shumë nevojë për kredi në këtë periudhë, dhe pikërisht në monedhë të huaj, për të mbuluar nevojën për likuiditete. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kjo është reflektuar në përshpejtimin e normave të rritjes së kredisë në valutë të bizneseve në rreth 19%. Ndërsa dobësimi i kredisë në lekë (5.3%) ka reflektuar si mungesën e kreditimit në lekë të korporatave - fenomen i cili zgjati për periudhën e pandemisë - ashtu edhe dobësimin e kreditimit nga biznesi i vogël.
Normat e interesit për kreditë në lekë për biznese janë rritur në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa për ato në euro ndryshimi ka qenë margjinal. Interesat e kredisë në lekë kanë reflektuar rritjet e normës bazë dhe përcjelljen e shpejtë të saj tek segmentet e tregut, si ai i bonove të thesarit. Interesat e kredisë në euro janë luhatur në nivele të ulëta në pjesën më të madhe të vitit, duke regjistruar rritje të fortë vetëm në muajin shtator.
Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për biznese në tremujorin e tretë rezultoi 6.2%, nga 5.5% që ishte në tremujorin e kaluar. Rritja e interesit këtë tremujor ka prekur të dyja kategoritë e kredive, ku veçanërisht interesi për kreditë me shuma deri 35 mln lekë ka regjistruar rritje të vazhduar prej fillimit të vitit. Interesi mesatar për këto kredi shënoi 6.9%, nga 6.2% dhe 6.0% që ishte në tremujorët paraardhës. Aktualisht, kjo është edhe kategoria ku rritja e normës bazë është transmetuar më shpejt, duke qenë se kushtet për këto kredi janë më të standardizuara dhe fuqia negociuese e bizneseve është e kufizuar.
Analiza sipas fiksimit fillestar të interesit evidenton se, krahasuar me pjesën e parë të vitit, interesat e kredisë me normë interesi fillestare të fiksuar deri në një vit janë rritur më shumë (6.4% nga 5.7%).
SCAN
Sondazh

Nismë për “fuqizimin” e bletarisë - Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. Gjatë......

Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor - Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia......

Reduktohen vendet e lira të punës në SHBA - 1.7 njësi për çdo person të papunë në vend
Më pak vende të lira pune dhe një treg i kufizuar punësimi në Shtette e Bahskuara të Amerikës, bën që ekonomistët të vizatojnë një panoramë të zymtë për muajt......

Tesla prezanton modelin e saj të ri të kamionit elektrik! (FOTOT)
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s zbuloi versionin e prodhimit të Tesla Semi të shumëpritur të prodhuesit të EV-ve, një gjysmë kamioni komercial i klasës 8......

Pse pavarësisht kolapsit të tregut të kriptove Ripple vazhdon të forcohet në mënyrë konstante?!
Ripple është ende optimist, pavarësisht lajmeve se Coinbase Wallet do të ndalojë së mbështeturi këtë aset në të ardhmen e afërt. Që nga 1 dhjetori, kuotat e......

CFTC paralajmëron: SHBA duhet të forcojë rregullimin e aseteve dixhitale për të mbrojtur investitorët dhe konsumatorët
Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë rregullimin e tregtimit të aktiveve financiare dixhitale dhe mbikëqyrjen e platformave që kryejnë transaksione me to, tha......

Bitcoin-et tuaja janë të ngrira: Binance ka pezulluar tërheqjen e parave!
Shkëmbimi më i madh i kriptove Binance njoftoi pezullimin e tërheqjes së fondeve nga klientët për shkak të një sulmi hakeri në platformën Ankr, një ofrues i......

Një komb i tërë dëshiron të shkojë tërësisht në Metaverse!
Një komb i Paqësorit po mendon të kalojë në Metaverse: nuk është komploti i një filmi fantastiko-shkencor, por propozim-provokimi i Simon Kofe, ministër i......