Brazili legalizon Crypto-n si mënyrë pagese - Pas parlamentit, vendimi duhet miratuar nga qeveria

Ndërkohë që Brazili ende nuk e ka ende të ligjshëm Bitcoin siç bëri El Salvador vitin e kaluar, kombi i Amerikës Jugore ka miratuar një ligj që legalizon pagesat me kripto në të gjithë vendin.
Parlamenti i vendit, miratoi një kuadër rregullator që legalizon përdorimin e kriptomonedhave si një metodë pagese brenda vendit. Në një kohë që kjo bën përparim të rëndësishëm për kripto-t brenda Brazilit, ligji ende kërkon firmën e presidentit të Brazilit që të miratohet.
Miratimi i projektligjit nuk bën asnjë kriptomonedhë të ligjshme, brenda vendit. Megjithatë, projektligji do të përfshijë monedhat dixhitale në përcaktimin e mënyrave të pagesës që janë nën mbikëqyrjen e bankës qendrore të vendit. Pas miratimit, dega ekzekutive e qeverisë duhet të vendosë se cila zyrë do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen.
Përveç përcaktimit të kriptos si një mënyrë pagese, ligji mundëson krijimin e licencave për platformat e shkëmbimit të kriptove dhe për ruajtjen dhe menaxhimin e kriptove nga palët e treta. Përveç kësaj, ligji do të kërkojë që shkëmbimet të bëjnë një dallim të qartë midis fondeve të kompanisë dhe përdoruesve, për të shmangur një incident tjetër si kolapsi i FTX. Propozimi synon t'i bëjë asetet kripto një mjet shkëmbimi dhe një "instrument aksesi" në mallra, shërbime ose investime.
Ndërkohë, ndërsa kolapsi FTX ka ndikuar në shumë sektorë brenda hapësirës së kriptove, ai nuk do të ndikojë në përdorimin e përditshëm të kriptove për brazilianët sipas Transfero Group, që është i lidhur ngushtë me ekosistemin e kriptove braziliane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dimri përshkallëzon konkurrencën për gaz - Meteorologët parashikojnë temperatura të acarta
Shërbimet meteorologjike në Europë parashikojnë një dimër të ashpër me temperatura që pritet të shënojnë rekorde të reja. Në këtë situatë Europa dhe Azia janë......

Ndërprerje e programuar e energjisë në Francë - Vendimi i qeverisë, për t’u përballur me krizën energjetike
Francezët duhet të përgatiten për një dimër me kufizime të programuara të furnizimit me energji. Vendimi i qeverisë arsyetohet me krizën energjetike dhe......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 60 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 14.6 mln lekë
60 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

Lekë apo euro? Çfarë kredie po preferojnë bizneset - Huaja u rrit me 19% deri në tetor, shkak reflektimi i normës bazë te interesat
Ndërsa kredia në lekë ka nisur të reflektojë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të bankës së Shqipërisë, bizneset i janë drejtuar gjatë muajve të fundit......

Nismë për “fuqizimin” e bletarisë - Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare. Gjatë......

Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor - Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia......

Reduktohen vendet e lira të punës në SHBA - 1.7 njësi për çdo person të papunë në vend
Më pak vende të lira pune dhe një treg i kufizuar punësimi në Shtette e Bahskuara të Amerikës, bën që ekonomistët të vizatojnë një panoramë të zymtë për muajt......

Tesla prezanton modelin e saj të ri të kamionit elektrik! (FOTOT)
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s zbuloi versionin e prodhimit të Tesla Semi të shumëpritur të prodhuesit të EV-ve, një gjysmë kamioni komercial i klasës 8......