Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2024, 10:36

Njohja e pensioneve me Italinë/ Sa shqiptarë dhe sa italianë përfitojnë

Nga SCAN TV
Njohja e pensioneve me Italinë/ Sa shqiptarë dhe sa italianë

ISSH informon se marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë u siguron bashkatdhetarëve tanë shpërblimin dhe të drejta të barabarta për punën dhe mundin e tyre ndër vite.

Sipas ISSH janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20,000 shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë!

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për:

  • pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar;
  • sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjen;
  • sigurimin e papunësisë.

Gjithashtu kjo marrëveshje siguron të drejta të barabarta, bashkim të periudhave të siguruara si dhe të drejtën e tërheqjes së përfitimit në të dy vendet, evidentohet në njoftimin e publikuar nga ISSH.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat