Riparim i pajisjeve për të shmangur blerjet e reja - BE, direktivë për të udhëzuar konsumatorët drejt kursimit të parave

Brukseli pritet të prezantojë një direktivë që do t'i lejojë konsumatorët të riparojnë pajisjet e prishura në mënyrë më ekonomike, në vend që t'i zëvendësojnë ato me të reja, duke shpenzuar më shumë para.
Pak ditë më parë u arrit një marrëveshje politike mes Parlamentit Europian dhe Këshillit për një propozim përkatës për një direktivë nga Komisioni Europian. Parlamenti Europian dhe Këshilli tani do të duhet të miratojnë zyrtarisht marrëveshjen politike. Pasi të dalë zyrtarisht, direktiva do të hyjë në fuqi në ditën e 20-të pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian.
Disa nga pikat kryesore të direktivës së re sugjerojnë se kur ndodh një defekt brenda garancisë ligjore, konsumatorët do të përfitojnë nga një garanci ligjore e zgjatur prej një viti nëse zgjedhin ta riparojnë produktin.
Gjithashtu pas skadimit të garancisë ligjore, konsumatorët do të mund të kërkojnë një riparim më të lehtë dhe më të lirë të defekteve të produkteve që janë teknikisht të riparueshme: si tableta, telefona celularë, por edhe lavatriçe, pjatalarëse etj. Nga ana tjetër prodhuesve do t'u kërkohet të publikojnë një katalog me informacion mbi procesin e riparimit, si dhe një listë çmimesh treguese për punët më të zakonshme.
Pjesët duhet të jenë të disponueshme me çmime të arsyeshme dhe prodhuesit do të ndalohen të vendosin pengesa të lidhura me harduerin ose softuerin për riparim, si p.sh. parandalimi i përdorimit të pjesëve të përdorura, të pajtueshme dhe të printuara 3D nga riparues të pavarur, në përputhje me ligjin në fuqi.
Shteteve anëtare u kërkohet të marrin të paktën një masë për të promovuar riparimin, si kuponët e zbritjes për riparime. Këto masa do të mund të financohen nga fondet e Komunitetit. Pika e fundit sugjeron krijimin e një platforme europiane riparimi përmes së cilës konsumatorët mund të gjejnë lehtësisht riparuesit e duhur.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Tregu i dorës së dytë, një minierë ari - Sektori pritet të arrijë në 82 miliardë dollarë në vitin 2026
Sipas hulumtimit të GlobalData, tregu global i veshjeve të dorës së dytë do të rritet deri në 127% deri në vitin 2026, pra 3 herë më shpejt se industria e......

“Periudhë tranzicioni për dinarin serb” - Kurti: Monedha zyrtare e Kosovës është Euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e BQK – së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin e vendit. Ai......

Portofoli i huave, me rritje në të gjitha rrethet - Kryeson Tirana me 11.4%. Durrësi dhe Shkodra, tkurrje e kredisë për shtëpi
Referuar të dhënave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e katërt të vitit......

Kompanitë teknologjike shkurtojnë mijëra vende pune - Objektivi aktual, shpenzimi i miliarda eurove në Inteligjencën Artificiale
Pas një viti pushimesh masive nga puna, shkurtimet e vendeve të punës në kompanitë më të mëdha të industrisë së teknologjisë vazhduan dhe në muajin e parë të......

Ministrja Denaj takim me kryetarët e bashkive. Diskutohet për nevojat e komuniteteve në zonat rurale
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët......

Brukseli rekomandon uljen e emetimeve me 90% si objektiv klimatik të BE-së për vitin 2040!
Bashkimi Europian duhet të ulë emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040, tha të martën Brukseli në një rekomandim që synon të sigurojë që neutraliteti......

Ku në Europë njerëzit paguajnë taksat më të larta? Si pozicionohet Shqipëria?!
Sipas Fondacionit të Tatimeve, punëtorët me pagë mesatare të vetme në Europë po paguanin rreth një të tretën e pagave të tyre në taksa në vitin 2022. Nuk është......

Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore - Rama: Ditë e bukur për familjet shqiptare!
Kryeministri Edi Rama iu drejtoi mesazh urimi qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, pas arritjes së marrëveshjes për njohjen e sigurimeve......